Flash

Sulmi me dronë i ukrainasve: Një mesazh për Moskën dhe skeptikët në Perëndim

Lapsi.al 2 June 2025
Sulmi me dronë i ukrainasve: Një mesazh për Moskën dhe

Është e vështirë të ekzagjerohet guximi, apo zgjuarsia, që fshihet pas sulmit të gjerë të Ukrainës ndaj forcave ajrore të Rusisë.

Ne nuk mund t’i verifikojmë pretendimet ukrainase se sulmet shkaktuan 7 miliardë dollarë dëme, por është e qartë se “Operacioni Rrjeta e Merimangës” ishte, të paktën, një sukses i jashtëzakonshëm propagandistik.

Ukrainasit po e krahasojnë tashmë këtë me sukseset e tjera të dukshme ushtarake që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, përfshirë fundosjen e anijes flamurmbajtëse të flotës ruse në Detin e Zi, Moskva, dhe bombardimin e urës Kerç, të dyja në vitin 2022, si dhe një sulm me raketa ndaj portit të Sevastopolit vitin pasues.

Duke gjykuar nga detajet e rrjedhura në media nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës, SBU, ky operacion i fundit është arritja më e ndërlikuar deri më sot.

Në një operacion që thuhet se është përgatitur për 18 muaj, dhjetëra dronë të vegjël u kontrabanduan në Rusi, u ruajtën në ndarje të posaçme brenda kamionëve të mallrave, u drejtuan në të paktën katër vende të ndryshme, mijëra kilometra larg njëri-tjetrit, dhe u lëshuan në distancë drejt bazave ajrore përreth.

“Asnjë operacion inteligjence në botë nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë,” tha analisti i mbrojtjes Serhii Kuzan për televizionin ukrainas.

https://www.youtube.com/watch?v=sEjvPM8THFc

“Këto bombardues strategjikë janë të aftë të kryejnë sulme në distanca të gjata ndaj nesh,” tha ai. “Janë gjithsej vetëm 120 dhe ne goditëm 40. Ky është një numër i jashtëzakonshëm.” 

Është e vështirë të vlerësohet dëmi i shkaktuar, por blogeri ushtarak ukrainas Oleksandr Kovalenko thotë se edhe nëse bombarduesit dhe avionët e komandës nuk janë shkatërruar, ndikimi është i jashtëzakonshëm.

“Shkalla e dëmit është e tillë që kompleksi ushtarako-industrial rus, në gjendjen aktuale, është vështirë të jetë në gjendje t’i rikthejë ato së shpejti,” shkroi ai në kanalin e tij Telegram.

Lexo më tej: PO NDODH/ Ukraina godet befasisht 4 baza ushtarake brenda Rusisë (PAMJET) 

Bombarduesit strategjikë që mbajnë raketa, Tu-95, Tu-22 dhe Tu-160, tha ai, nuk janë më në prodhim. Riparimi i tyre do të jetë i vështirë, zëvendësimi i tyre i pamundur.

Humbja e Tu-160 supersonik, tha ai, do të ndihet veçanërisht rëndë.

“Sot, Forcat Ajrore Hapësinore të Rusisë humbën jo vetëm dy nga avionët e tyre më të rrallë, por në të vërtetë dy ‘njëbrirësha’ në tufë,” shkroi ai.

Përtej dëmit fizik, i cili mund të mos jetë aq i madh sa mendojnë analistët në Britani, Operacioni “Rrjeta e Merimangës” dërgon një mesazh tjetër kritik, jo vetëm për Rusinë por edhe për aleatët perëndimorë të Ukrainës.

Gazetari ukrainas Svyatoslav Khomenko, duke shkruar për faqen e BBC-së, kujton një takim të fundit me një zyrtar qeveritar në Kiev.

Zyrtari ishte i zhgënjyer.

“Problemi më i madh,” i tha zyrtari Svyatoslavit, “është që amerikanët e kanë bindur veten se ne e kemi humbur tashmë luftën. Dhe nga kjo supozim, rrjedhin të gjitha të tjerat.”

Gazetari i mbrojtjes ukrainase Illia Ponomarenko, duke postuar në X, e thotë ndryshe, me një referencë therëse për takimin famëkeq të presidentit Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale me Donald Trump.

“Kjo është ajo që ndodh kur një komb krenar nën sulm nuk dëgjon të gjithë ata që thonë: ‘Ukraina ka vetëm edhe gjashtë muaj’. ‘Nuk keni asnjë kartë’. ‘Dorëzohuni për paqe, Rusia nuk mund të humbasë’.” 

Edhe më therëse ishte një postim nga revista tremujore Business Ukraine, e cila me krenari shpalli: “Rezultoi që Ukraina i paska pasur disa karta në fund të fundit. Sot Zelensky luajti Mbretin e Dronëve.” 

Ky, pra, është mesazhi që delegatët ukrainas marrin me vete ndërsa mbërrijnë në Stamboll për një raund të ri bisedimesh për armëpushim me përfaqësues nga Kremlini: Ukraina është ende në luftë.

“Ata (amerikanët) fillojnë të sillen sikur roli i tyre është të negociojnë për ne kushtet më të buta të dorëzimit,” i tha zyrtari qeveritar Svyatoslav Khomenkos.

“Dhe më pas ofendohen kur ne nuk i falënderojmë. Por sigurisht që nuk i falënderojmë, sepse ne nuk besojmë se kemi humbur.” 

Pavarësisht përparimit të ngadaltë, por të pandalshëm të Rusisë në fushëbetejat e Donbasit, Ukraina po i thotë Rusisë dhe administratës Trump të mos i nënvlerësojnë kaq lehtë perspektivat e Kievit.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Analiza/ Pse Putini refuzon ta ndalë luftën

Sukseset ruse në frontin ukrainas dhe fakti që Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij, përkatësisht të rimarrë territoret që dikur i përkisnin Bashkimit...

08:30

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele që janë afër nivele që kërkohen për armët bërthamore në muajt e fundit, sipas disa mediave q...

09:00

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI