Flash

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

Shisnin kànabis, vihen në pranga burrë e grua dhe bashkëpunëtori i tyre në Korçë

Lapsi.al 2 June 2025
Shisnin kànabis, vihen në pranga burrë e grua dhe

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, mes tyre një çift bashkëshortësh, pasi shisnin kanabis të ndarë në doza në qytet. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, 2 automjete, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

"Në vijim të goditjeve ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcën e Posaçme "Shqiponja", si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Next”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Z. Ç., 55 vjeç dhe J. Ç., 43 vjeçe (bashkëshortë), banues në Korçë;

O. Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin O. Sh. dhe pasagjer shtetasi Z. Ç., dhe gjatë kontrrollit fizik ndaj tyre, kanë gjetur sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash. Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në subjektin (parukerinë) e shtetases J. Ç., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar,  euro do të blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet me 98.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 86 lekë dhe...

08:09

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI