Flash

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drōgë në Angli

Lapsi.al 2 June 2025
Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të

Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuritë e shtetasit Arnaldo Lleshi, i dënuar në Angli për veprën penale ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror, rezultoi se Lleshi është dënuar në Angli dhe pasuritë e tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike e dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Babai i tij, thotë Prokuroria e Tiranës, ka në pronësi pasuri truall me sipërfaqe prej rreth 275.2 m2 dhe një godinë 2 kateshe + bodrum + papafingo të rregjistruar më datë 24.03.2021. Ndërsa vëllai i tij zotëron një aktivitet privat me fushë të veprimtarisë riparim automjetesh, tregti me pakicë te pjesëve të perdorura dhe të reja, import, shitje dhe blerje makinash.

Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme që rezultojnë të regjistruara në emër të personave të lidhur me subjektin:

• Pasuria e paluajshtme me nr. 416/118, me sip totale 403.1 m2 “Truall” dhe 275.2 m2 ndërtesë, ½ pjesë;

• 2 automjete

• Aktivitetin tregtar me fushë të veprimtarisë riparim automjetesh, tregti me pakicë ë pjesëve të përdorura dhe të reja, import, shitje dhe blerje makinash me emrin tregtar Auto Lleshi, NUIS L52116150G.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI