Flash

OKB: 2.8 miliardë njerëz në glob janë të pastrehë

Lapsi.al 2 June 2025
OKB: 2.8 miliardë njerëz në glob janë të pastrehë

- Rreth 2.8 miliardë njerëz në të gjithë botën nuk kanë qasje në strehim të përshtatshëm dhe të sigurt, sipas raportit vjetor për vitin 2024 të UN-Habitat, programit të Kombeve të Bashkuara për vendbanimet njerëzore, të publikuar sot.

Ndër ta, 1.1 miliardë njerëz jetojnë në lagje të varfra, ku mungojnë kushtet bazë të jetesës. Rreth 90% e këtyre vendbanimeve ndodhen në Afrikë dhe Azi, kontinente që përballen me një mungesë prej 170 milionë shtëpish.

“Ndryshimet klimatike, konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore vazhdojnë të zhvendosin miliona njerëz, duke i detyruar ata të braktisin shtëpitë e tyre në kërkim të sigurisë, stabilitetit dhe kushteve më të mira jetese,”, deklaroi Anaclaudia Rosbas, drejtoreshë ekzekutive e UN-Habitat, e cituar në raport.

Sipas të dhënave të agjencisë, në mbarë botën 318 milionë njerëz janë të pastrehë një tregues alarmant i përmasave të krizës globale të strehimit. UN-Habitat paralajmëron se një në katër persona në botë jeton në kushte që rrezikojnë shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Sipas raportit 14% e banorëve urbanë dhe 40% e atyre në zonat rurale nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe dy në pesë njerëz nuk kanë akses në shërbime bazë sanitare.

“Një sistem i sigurt dhe i kontrolluar sanitar është themelor për zhvillimin njerëzor. Ai përdoret si një tregues kyç i përparimit në luftën kundër varfërisë, sëmundjeve dhe vdekjes së parakohshme,” thuhet në raport.

UN-Habitat bën thirrje për rishikimin e politikave të planifikimit urban, të përdorimit të tokës, legjislacionit dhe mekanizmave të financimit. Qëllimi është prioritizimi i strehimit dhe shërbimeve bazë si faktorë kyç për veprim klimatik dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Raporti gjithashtu paralajmëron se deri në vitin 2040, dy miliardë banorë të qyteteve do të përballen me rritje të ndjeshme të temperaturës, gjë që pritet të përkeqësojë edhe më tej kushtet e jetesës dhe aksesin në strehim të qëndrueshëm.

Të gjitha shtetet anëtare të UN-Habitat miratuan të premten planin strategjik të programit për periudhën 2026–2029, i cili përqendrohet në zgjerimin e aksesit në strehim, tokë dhe shërbime bazë si uji i pijshëm dhe kanalizimet.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI