Flash

Erdogan i kënaqur me bisedimet Rusi-Ukrainë: Takim trepalësh Putin- Zelenskyy- Trump

Lapsi.al 2 June 2025
Erdogan i kënaqur me bisedimet Rusi-Ukrainë: Takim trepalësh

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar qëllimin e tij për të organizuar një samit me pjesëmarrjen e presidentit rus, Vladimir Putin, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Siç njoftoi ai, Turqia po përgatitet të ndërmarrë nisma të mëtejshme në këtë drejtim, me hapin tjetër që do të jetë organizimi i një takimi në nivel udhëheqësish. Deklaratat e Erdoganit erdhën menjëherë pas përfundimit të një raundi të ri kontaktesh midis delegacioneve në Stamboll. Në fakt, presidenti turk i përshkroi bisedimet si të shkëlqyera.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, tha më parë se Volodymyr Zelenskyy do të takohej me Vladimir Putinin nëse ky i fundit do të pranonte ftesën e tij. Në anën tjetër sot ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve për paqe mes palës ukrainase dhe asaj ruse që u takuan në Stamboll të Turqisë.

Gjatë këtij takimi kanë arritur marrëveshje për shkëmbim të burgosurish por jo edhe për një armëpushim pa kushte. Fidan tha se në këtë raund bisedimesh do të diskutojmë përgatitjet për takimin e liderëve. Gjëja kryesore është të sigurohet paqe e qëndrueshme dhe përsëriti se Turqia është e gatshme të ndërmarrë të gjitha llojet e hapave lehtësues në këtë proces.

Të këshilluara

Analiza/ Pse Putini refuzon ta ndalë luftën

Sukseset ruse në frontin ukrainas dhe fakti që Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij, përkatësisht të rimarrë territoret që dikur i përkisnin Bashkimit...

08:30

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI