Flash

Dosja "Partizani"/ Elsa Ulliri caktohet gjyqtare e çështjes

Lapsi.al 2 June 2025
Dosja "Partizani"/ Elsa Ulliri caktohet gjyqtare e

Elsa Ulliri është caktuar nga shorti elektronik si kryesuesja e trupës gjykuese që do të gjykojë dosjes "Partizani". Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë caktuar si dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese. Ndërkohë nga ky short janë përjashtuar gjyqtarja Flojera Davidhi dhe Irena Gjoka.

Të pandehur për këtë dosje janë kreu i PD-së, Sali Berisha për korrupsion pasiv, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenë dhe noterja. Më 30 maj, gjyqtarja Davidhi dorëzoi vendimin e zbardhur të seancës paraprake, që kaloi çështjen në gjyq, pas një zvarritjeje proceduriale që shkoi në shtatë muaj.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI