Flash

De Laurentiis në siklet për frazën dikur ndaj Luis Enrique: “Më mirë që shkoi te PSG”

Lapsi.al 2 June 2025
De Laurentiis në siklet për frazën dikur ndaj Luis Enrique:

Në maj të vitit 2023, Napoli sapo kishte fituar titullin e tretë kampion në historinë e tij dhe duhet të merrte në konsideratë vendimin e Luciano Spalletti për të bërë një pauzë (për të shkuar më pas të drejtonte Kombëtaren tre muaj më vonë). Aurelio De Laurentiis u angazhua në kërkimin të trajnerit të ri dhe kontaktoi edhe Luis Enrique, por pa arritur në një marrëveshje. Zgjedhja ra më pas mbi Rudi Garcian, me pasojat katastrofike që e pasuan, por në tetor vetë De Laurentiis mburrej me faktin që nuk u arrit marrëveshja me trajnerin spanjoll, duke e shprehur me kënaqësi në dritën e rezultateve të dobëta që po kishte asturiani në atë kohë te PSG: “E patë?”

Gati dy vite më vonë, Luis Enrique është trajneri më i mirë në qarkullim, sapo ka fituar tripletën me skuadrën parisiene, e vulosur me fitoren e Champions League ndaj Inter. Nga ana tjetër, nuk ka shkuar keq as për Napolin, pas vitit të tmerrshëm me vendin e dhjetë (dhe me stafetën e Mazzarri dhe Calzona në stol pas shkarkimit të Garcias), pasi zgjedhja pasuese për Antonio Conte solli titullin e katërt kampion që në sezonin e parë të trajnerit nga Lecce.

Pse Luis Enrique nuk shkoi te Napoli: versioni i De Laurentiis

Në atë maj të dy viteve më parë, De Laurentiis kishte folur disa herë me Luis Enrique, i cili në atë moment ishte i lirë pas dështimit në Kupën e Botës në Katar me Spanjën, por ideja u la shpejt mënjanë: “Është një trajner i madh – kishte thënë në ato ditë presidenti i Napolit – bëri shumë mirë te Barcelona, por besoj se ka në mendje Premier League. Duhet të kujtojmë që konkurojmë me kampionate që janë më tërheqëse se i yni, si ai anglez. Mund t’i them se atje nuk ka Gjirin dhe nuk hahet mirë si tek ne, por përtej kësaj… Problemi ekonomik? Atje ka oferta më joshëse”.

Lexo më tej: Luis Enrique i bën dalje Napolit për Premier, De Laurentiis: "Mund t'i them që këtu hahet më mirë se në Angli"

Më pas, në realitet, Luis Enrique nuk do të shkonte në Angli, por nën Kullën Eiffel, gjithsesi shumë mirë i paguar. Fillimi për të te PSG nuk ishte i lehtë, deri në atë pikë sa që në tetorin e të njëjtit vit, De Laurentiis kishte thënë – duke iu kthyer çështjes së trajnerit ndërkohë që edhe Garcia kishte problemet e tij në Napoli (do të shkarkohej më 14 nëntor): “E kisha telefonuar Luis Enrique dhe më mirë që shkoi në Francë, shihni çfarë rezultatesh po bën. Ai nuk më kishte bindur as në diskutimet dialektike që patëm për tre ditë”. Ndoshta tani De Laurentiis e ka ndryshuar ca mendimin…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI