Flash

Champions, UEFA ndryshon rregullin që e favorizoi PSG, më shumë se çdo ekip tjetër

Lapsi.al 2 June 2025
Champions, UEFA ndryshon rregullin që e favorizoi PSG, më shumë

Paris Saint Germain fitoi Champions League për herë të parë në epokën e re, të parën të zhvilluar me 36 skuadra dhe me formulën e re të fazës në stil kampionati. Për UEFA kjo formulë e re ishte një sukses. Ndeshje emocionuese në çdo raund dhe deri në fund gjithçka mund të ndryshonte, nga vendi i parë deri te i fundit që siguronte kualifikimin. Por natyrisht gjithçka mund të përmirësohet dhe UEFA ka vendosur të ndryshojë një rregull që këtë sezon i dha një avantazh pikërisht atyre që më pas e fituan trofeun, pra PSG të Luis Enrique.

PSG i gjashtëmbëdhjeti në fazën e kampionatit

Historia e PSG nuk mund të quhet një përrallë, sepse për gjithë këto vite kuleta është hapur për të blerë me shumicë lojtarë. Por rrugëtimi ishte epik, po, sepse kur në janar rifilloi faza e grupeve, PSG ishte pothuajse i eliminuar dhe ishte edhe kur u gjet në disavantazh me dy gola ndaj Manchester City. Por ajo ndeshje përfundoi 4-2. Katër golat e mëpasshëm ndaj Stuttgart e çuan Parisin në vendin e 16-të në fazën e kampionatit. Një ngjitje e ndjeshme, por që gjithsesi tregon se sa larg ishin Dembélé dhe shokët nga kreu i Champions.

Rrugëtimi i PSG dhe avantazhi ndaj Arsenal

Me çiftet pothuajse të përcaktuara, PSG nisi me Brest në play-off dhe përfundoi në pjesën e sipërme të tabelës, ku u përball me Liverpool, i pari i renditjes, që për rrjedhojë luajti ndeshjen e kthimit në shtëpi, si të gjitha skuadrat e renditura në 8 vendet e para të fazës së kampionatit. Nga çerekfinalet e tutje kjo rregull nuk u aplikua më dhe gjithçka u vendos me short. Pak gjë ndryshoi në PSG–Aston Villa, sepse anglezët (të renditur më lart) luajtën kthimin në shtëpi, ndërsa në gjysmëfinale PSG eliminoi Arsenal (një nga 4 të parat), duke luajtur ndeshjen e kthimit në “Parc des Princes”.

Lexo më tej: Sa ka shpenzuar PSG që kur paratë i jep Katari për të fituar më në fund Champions

Rregulli për ndeshjet vajtje-ardhje do të ndryshojë

Inter, i renditur i katërti në fazën e grupeve, me rregullin që do të jetë në fuqi sezonin e ardhshëm, do të kishte luajtur çerekfinalen e kthimit në shtëpi ndaj Bayern, siç edhe ndodhi, por gjysmëfinalen e kthimit ndaj Barcelonës në fushën e katalanasve, që ishin të dytët në fazën e kampionatit. Skuadra më e penalizuar nga të parat ishte Arsenal, i treti në fazën e kampionatit, që luajti jashtë fushës ndeshjen e kthimit si ndaj Real Madrid, ashtu edhe ndaj PSG. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, skuadrat me renditje më të mirë në fazën e kampionatit do të luajnë automatikisht në shtëpi ndeshjet e kthimit në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI