Flash

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini

Lapsi.al 2 June 2025
Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini

Tani, Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, nga Olsi Çela, edhe ky me ca probleme, dhe Ulsiu, i cili fut dokumentet në çantën Louis Vuitton, aty ku ka futur edhe 500 mijë eurot që ka kërkuar si ryshfet. Prej 15 muajsh Irena tallet me ta, i poshtëron, tregon se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me një zyrtar dhe nuk guxojnë për shkak të keqpërdorimit të saj dhe shërbimeve që u ka kryer, t’u tregojë vendin.

Të dhënat e fundit janë këto, KLGJ, që duhej të vepronte brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë, përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm, kurse ky i fundit tek Ulsiu. Ulsi, që bën kërkesa të drejtuara në mënyrë të atillë që të fshihet krimi i Irenës me 5 mbiemra. Pra, kjo është e vërteta e zyrave të narkoshtetit.

Sado që të përpiqet kush të fshehë fytyrën e narkoshtetit, me asgjë nuk mund ta fshehë. Dëgjoni zotërinj, një gjykatës që drejtoi Gjykatën Kushtetuese, nga Altin Dumani u fut një vit në burg, bashkë me këtë Irenën, sepse pagoi për disa vite, ujin dhe dritat e apartamentit të vëllait të vet që e ka në emigracion. Dhe pagesat që ka bërë Bashkim Dedja, janë konsideruar si dëshmi se apartamenti është i tij. Pra, kjo është e vërteta. Ky është karakteri amoral i kësaj bande, që meriton dhe do përballet një ditë me ligjin në mënyrë të pashmangshme.", tha Berisha.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar,  euro do të blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet me 98.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 86 lekë dhe...

08:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI