Flash

Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

Lapsi.al 2 June 2025
Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

Veshja e Berishës me uniformen e Interit dhe thirrja për mosnjohjen e humbjes ishte një gjetje sipërfaqësisht e bukur. Ashtu si skuadra e Milanos në finalen e Ligës së Kampioneve edhe ajo e ShQUP-it u mund thellë dhe doli me turp nga fusha e lojës.

Triumfi i fituesve ishte ngadhënjyes.

Pikërisht kjo ngjashmëri në rezultat u dha dorë taborëve të regjimit, të cilët kanë adoptuar parrullën e kryeministrit se "ky popull nuk ndryshon qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën", ta qesharakëzojnë Saliun si një humbës serial që nuk pranon dot realitetin e disfatave të veta.

Por, po u mendove pak për simbolikën e kësaj "gjetjeje" kupton dhe anën tjetër: atë, se sa shumë janë shumfishuar mediat, analistet, opozitarët fallco që e kanë shndërruar talljen, kritikën fajsimin e Saliut në burim jetese.

Ngaqe s' kanë leje te hapin gojën për njeriun e gjithëfuqishëm që vendos për gjithçka në jetët tona, merren me nje kalë të ngordhur, impakti i të cilit mbi pensionet, taksat, gjobat, bursat, suvencionet, hipotekat, gjykatat është zero.

Ata që veshën Berishën si interist dhe qe imponojnë çdo ditë debatin nëse duhet të japë dorëheqjen apo jo, me siguri që po mos ekzistonte ai, do përmbytnin mediat dhe TV me pyetjet: a duhet ta mbajë fjalën Tik Llapaj dhe të japë dorheqjen??? A dështoi me turp Gon Shehaj, i cili premtoi se do të merrte një grup parlamentar? A e zhvlerësoi elektorati tezën e Arlind Qorit se jetojmë në një regjim oligarkik, pasi i dha vetëm 1 deputet nga 140 të mundëshëm?

Janë pikërisht të njëjtit që i hapën katër kanatë dyert e mediave dhe emisioneve të tyre për Bashën, po atij Luli, që kur ishte rival i Edi Ramës e etiketonin si spiunues të luftëtarëve të UÇK-së dhe të paguar nga Putini.

Ngaqë nuk gjejnë dot asnjë argument për të mburrur padronin e tyre real, kjo farë meskinësh, që s'flasin dot për gjëra më të mëdha, me vlerë dhe interes publik, sforcohen të bymehin çdo kauzë minore.

Këtë dëshmon dhe imazhi i veshjes së Berishës me simbolet e interistit. Ajo tregon se ata që e krijuan e shpërndanë dhe e botuan mbajnë nën xhaketë vulën e zhgryer të socialistit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Si ta zbulosh një kripto Ramist

Tek mitingu i pasfitores në sheshin Skëndërbej Edi Rama lëshoi një urdhëresë, e cila, që prej asaj dite është shndërruar në refrenin e të gjitha studiove televi...

18:59

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se në atë mitin...

17:42

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha

Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e Ramës nuk shp...

10:00

Pse u rrit Rama?

Rezultati marramendës i Edi Ramës, më i madh se i të gjitha herëve kur ai ka kandiduar si lider i PS-së, ngre një pikpyetje themelore: si ka mundësi që sa më sh...

11:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI