Flash

Reuters heq pamjet/ Video e parashutistit kinez mund të jetë bërë me AI

Lapsi.al 1 June 2025
Reuters heq pamjet/ Video e parashutistit kinez mund të jetë

Rrëfimi i një parashutisti kinez se ishte thithur nga një re e cila e ngjiti 8 mijë metra lart në qiell është vënë në pikëpyetje nga disa ekspertë. Videoja e tij e transmetuar nga media shtetërore kineze, rezulton të ketë qenë me shumë mundësi, pjesërisht e falsifikuar.

Videoja u postua fillimisht më 24 maj nga ekipi i tij mbështetës në aplikacionin “Douyin” (TikTok i Kinës), por duket se ata kanë përdorur inteligjencën artificiale për të falsifikuar disa nga pamjet. Kjo del nga një analizë që ka bërë një kompani dixhitale e kontaktuar nga Reuters.

Fillimi i videos tregonte Peng Yujiang, 55 vjeç, midis reve, me fytyrën e mbuluar me akull. Videoja, e cila shkaktoi sensacion në qarqet e parashutistëve, u transmetua në Kinë dhe u shpërnda ndërkombëtarisht nga transmetuesi shtetëror CCTV. Agjenci të tjera lajmesh gjithashtu e shpërndanë videon.

Por kompania e sigurisë dixhitale “GetReal” me seli në Kaliforni tha se ishte "mjaft e bindur" se 5 sekondat e para të videos së Peng Yujiang përmbanin imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale. “GetReal” dhe parashutistët që shqyrtuan me kujdes videon kanë vënë re disa mospërputhje. Këmbët e Pengut fillimisht varen pa mbulesën izoluese që tregohet më vonë. Helmeta e tij është fillimisht e bardhë, pastaj e zezë.

Megjithatë, 5 parashutistë ekspertë të intervistuar nga Reuters thanë se ishte e mundur që Peng të kishte fluturuar në 8,589 metra siç pretendoi ai dhe të kishte mbijetuar. Por 4 prej tyre gjithashtu kundërshtuan pretendimin e tij se fluturimi kishte qenë një aksident i pashmangshëm.

Rekordi aktual për një fluturim të planifikuar mbahet nga piloti francez Antoine Girard, i cili fluturoi 8,407 metra mbi Himalaja në vitin 2021.

Peng regjistroi dhe më pas fshiu regjistrin e tij të fluturimit në “XContest”, një faqe interneti e njohur mes parashutistëve, sipas Jakub Havel, një parashutist çek që ndihmon në drejtimin e forumit. Havel tha se fluturime të tjera nga Peng gjenden ende në faqe.

"Askush nuk e lejon veten qëllimisht të thithet në një stuhie resh në një përpjekje për të thyer një rekord. Është diçka që çdo pilot i arsyeshëm parashutizmi përpiqet ta shmangë me çdo kusht", - tha Havel, i cili tha se fluturimi i Peng nuk duhet të konsiderohet rekord.

Në një deklaratë, Reuters tha se kishte hequr videon e Peng nga Reuters Connect, një treg online që mbart materiale nga më shumë se 100 organizata lajmesh.

“Kjo përmbajtje është etiketuar qartë si përmbajtje e palëve të treta dhe nuk është verifikuar ose miratuar nga Reuters", - thuhet në një deklaratë. “Kur u njoftuam për një përmbajtje që me shumë gjasa përmbante elementë të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në platformën Reuters Connect, ne e hetuam dhe e hoqëm atë sepse materiali nuk përputhet me politikën tonë të përmbajtjes së partnerëve” – thuhet në deklaratën e Reuters. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Analiza/ Pse Putini refuzon ta ndalë luftën

Sukseset ruse në frontin ukrainas dhe fakti që Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij, përkatësisht të rimarrë territoret që dikur i përkisnin Bashkimit...

08:30

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele që janë afër nivele që kërkohen për armët bërthamore në muajt e fundit, sipas disa mediave q...

09:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI