Flash

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

Me Nusretin në finalen e Champions, Rama "më shumë se mbret" i shqiptarëve

Lapsi.al 1 June 2025
Me Nusretin në finalen e Champions, Rama "më shumë se

Pas fitores së mandatit të katërt, Edi Rama i ka dhuruar vetes ca momente luksi nga finalja e Champions League në Gjermani ku po qëndron bashkë me të birin, Zahon. Pasi takoi influencerin e njohur si “Speed” në tribunën VIP të Allianz Arena, Rama është ndeshur me Nusretin, kuzhinierin turk, pronar i një rrjeti restorantesh të famshëm në të gjithë botën për gatimin special të mishit, por edhe për çmimet e kripura të cilat vijnë me shërbimet e tij.

Interesante është se në foton që ka shpërndarë me Edi Ramën në rrjetin Instagram, Nusreti, i njohur edhe si Salt Bae duket se ka një njohje të hershme me Edi Ramën, kryeministrin e vendit më të varfër të Europës, që shpesh është përshkruar si njeri që i pëlqen të shijojë ushqimet dhe pijet, që vijnë me çmime trullosëse.

[caption id="attachment_1005306" align="alignnone" width="794"] Screenshot[/caption]

“Edi Rama, më shumë se mbret” është mesazhi me të cilën Nusreti shoqëron foton e publikuar në rrjetet sociale, sikur ta dinte se me të njëjtat epitete shqiptarët po përflasin të vetmin kryeministër të tranzicionit që ka marrë një mandat të katërt dhe që ka mbyllur çdo hapësirë të mundshme për rotacion, njësoj si në monarki.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI