Flash

Sot tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Lapsi.al 31 May 2025
Sot tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

vendi i Kosovës para diten e sotme do të bëjë përpjekjen e 24-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Ashtu si në seancat e mëparshme edhe në seancën e kaluar të mbajtur të enjten, deputetët refuzuan ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentaren.

Kjo formë e votimit është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë te zgjedhja e kryeparlamentarit. Për mosthemelimin e institucioneve ka reagime e thirrje për të dalë nga ngërçi brenda dhe jashtë vendit. Organizatat e shoqërisë civile kanë paralajmëruar për pasojat që do të ketë Kosova për shkak të mospasjes së institucioneve. Një prej pasojave më të ndjeshme që këto organizata listuan ishte pamundësia e ratifikimit të marrëveshjes me Bashkimin Europian për fonde.

Po ashtu edhe nga Bashkimi Europian i është bërë thirrje Kosovës që të themelojë institucionet dhe të nisë punën për të përfituar nga Plani i Rritjes që blloku ka hartuar për vendet e rajonit – disa prej të cilave veçse kanë filluar të marrin paratë.

Të këshilluara

AKU mbyll kopshtin e Gramshit

Fëmijët në Kopshtin nr. 1 në Gramsh u infektuan me salmonelë nga veza e kontaminuar. Burime nga AKU bëjnë me dije se pas analizimit të kampionëve rezultoi që ve...

13:34

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI