Flash

Sa arkëton Inter nëse fiton Champions League: shpërblimi i pasur dhe vlera e trofeut

Lapsi.al 31 May 2025
Sa arkëton Inter nëse fiton Champions League: shpërblimi i pasur

Një vend në finalen e Champions League, i arritur nga Inter falë suksesit kundër Barcelonës, i konfirmuar në “San Siro” në gjysmëfinalen e kthimit, i ka sjellë zikaltrit jo vetëm prestigjin sportiv të finales së dytë në tre vjet, por edhe mundësinë për të përfituar shumë para për klubin. Shuma të rëndësishme janë tashmë futur në arkën zikaltër, të cilat mund të rriten edhe më shumë nëse fitojnë në Mynih, me një total që është tashmë më i madh se ai i edicionit të fundit kur arritën në finale. Bëhet fjalë për një shpërblim shumë të pasur për skuadrën, i përcaktuar që në fillim të sezonit.

Bonus i çmendur

Pritja është e madhe për aktin e fundit që do të zhvillohet sonte, në orën 21.00 në “Allianz Arena” të Mynihut, pas një ecurie gati perfekte në Champions nga një Inter që ka pësuar vetëm një humbje. Me vendin e 4-t në fazën e kampionatit dhe me kualifikime që e çuan deri në finale, klubi zikaltër ka arkëtuar deri tani 131.5 milionë euro:

18.62 milionë për pjesëmarrjen në kompeticion,

11.7 milionë për vendin e katërt në fazën e kampionatit,

11 milionë për kalimin në 1/8 e finales,

12.5 milionë për kualifikimin në çerekfinale,

15 milionë për kualifikimin në gjysmëfinale,

18.5 milionë për arritjen në finale.

Në rast të fitores së Champions, do të vijnë edhe 6.5 milionë euro të tjera.

Lexo më tej: Kush është Istvan Kovacs, mësuesi i fizkulturës që arbitron finalen e Champions

Përveç këtyre të ardhurave që po mbushin arkën e Inter, ka edhe miliona të tjera që janë tashmë të arkëtuara, si:

7.36 milionë euro nga të drejtat televizive,

24.02 milionë euro nga kuota evropiane.

Në ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, nga shitja e biletave janë fituar 13 milionë euro, një shifër rekord që kalon edhe të ardhurat nga derbi i Champions kundër Milan në sezonin 2022/23 (12.5 milionë euro).

Sa vlen shpërblimi i Champions dhe sa përfiton Inter

Pra, sa do të fitojë Inter nëse do të ngrejë në qiell titullin e katërt të Champions në histori? Bëhet fjalë për një shifër rekord: afërsisht 150 milionë euro në total, nëse mblidhen të gjitha të ardhurat e lartpërmendura. Të ardhura që do t’i mundësojnë klubit të riinvestojë menjëherë, si në aspektin sportiv, ashtu edhe për të përmirësuar financat. Dhe mbi të gjitha, për të shpërblyer protagonistët e kësaj aventure, me një premio finale prej 10 milionë euro të përcaktuar që në fillim të sezonit, e cila do të ndahet në rast fitoreje – rreth 400 mijë euro për çdo lojtar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI