Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Lapsi.al 31 May 2025
OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele që janë afër nivele që kërkohen për armët bërthamore në muajt e fundit, sipas disa mediave që citojnë një raport të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), duke rritur dyshimet mbi një marrëveshje të mundshme me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Teheranit.

Raporti konfidencial i agjencisë së OKB-së për energji bërthamore thotë se deri më 17 maj, Irani kishte grumbulluar 408.6 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60 për qind, një rritje krahasuar me më pak se 275 kilogramë që ishte raportuar në raportin e fundit të IAEA-s në shkurt, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Sipas AP-së, kalimi nga 60 për qind në nivelin për armët bërthamore, prej 90 për qind, është “një hap u shkurtër teknik”. Agjencia citoi IAEA-n të ketë thënë se rreth 42 kilogramë uranium i pasuruar në 60 për qind janë teorikisht të mjaftueshme për të prodhuar një bombë bërthamore, nëse pasurohet më tej në 90 për qind.

Raporti i IAEA-s thekson se Irani është “i vetmi shtet jobërthamor që prodhon një material të tillë”, çka sipas agjencisë së OKB-së, përbën një “shqetësim serioz”.

Raporti i IAEA-së vjen teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar të arrihet një marrëveshje me Iranin për të kufizuar aktivitetet bërthamor të Teheranit. Që nga janari i këtij viti, kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar pesë runde bisedimesh.

SHBA-ja ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe kishte vendosur sanksione ekonomike ndaj Republikës Islamike.

Pasurimi i uraniumit ka qenë një pikë kyç e mospajtimeve. Administrata amerikane insiston se Irani duhet të ndalojë të gjitha aktivitetet e pasurimit, ndërsa Irani e ka refuzuar këtë kërkesë.

Zyrtarë të lartë iranianë thanë më 29 maj se çdo marrëveshje duhet të përfshijë heqjen e sanksioneve kundër Teheranit dhe duhet t’i lejojë programit bërthamor i cili sipas tyre është paqësor të vazhdojë.

Megjithatë, një ditë më parë Trump deklaroi se beson që një marrëveshje mund të arrihet “në një të ardhme jo shumë të largët”, duke shtuar se Irani “do të preferonte një marrëveshje” sesa “të shkatërrohej” – referencë për paralajmërimet e vazhdueshme të presidentit amerikan se Teherani mund të përballet me pasoja të mëdha ushtarake nëse nuk nënshkruan një pakt bërthamor.

Ndërkaq, më 28 maj Trump deklaroi se i kishte thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, me qëllim që t’i japë më shumë kohë administratës amerikane për të shtyrë përpara një marrëveshje të re me Teheranin./REL

Të këshilluara

Izraeli bombardon Sirinë perëndimore

Forcat izraelite bombarduan Sirinë perëndimore të premten, duke vrarë të paktën një civil sipas mediave siriane. “Një bastisje e kryer nga avionët pushtues i...

11:53

Dy mendjet e Rusisë për Ukrainën

Tani që Rusia ka epërsinë në fushën e betejës në Ukrainë, ajo është në një pozicion të mirë për të siguruar një marrëveshje shumë të favorshme për t'i dhënë fun...

15:00

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43