30.05.2025, Inter Milan?? fans in München?? before tomorrow match with PSG?? , click here for LIVE report: https://t.co/beLtS10EQT pic.twitter.com/MXPDO0uHzi
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) May 30, 2025
Pushtimi zikaltër në Mynih për finalen PSG-Inter
Eksodi paqësor ka nisur ditët e fundit me një prani gjithnjë e më të madhe të italianëve në qytet, që ka arritur kulme deri në 300% më shumë se zakonisht. Makina, trena, avionë: çdo mjet është bërë i lejueshëm për të arritur vendin ku të dielën mbrëma do të kremtohet një ëndërr sportive e pritur prej 15 vitesh dhe që iu rrëshqit nga duart vetëm dy vite më parë. Edhe vendet për të fjetur në pritje të finales janë nga më të ndryshmet: ka nga ata që kanë rezervuar me kohë hotele, bujtina apo bed & breakfast, por edhe nga ata që flenë me ndihmë, në karavanë, atje ku kanë gjetur vend apo mikpritje. Sidomos në zonën Schwabinger Tor, ku qëndron skuadra, dhe në Odeonsplatz, ku UEFA ka vendosur pikën e takimit për tifozët, vendi i përcaktuar edhe për të parë ndeshjen për ata që nuk do të kenë hyrje në Allianz.30.05.2025, Inter Milan?? fans in München?? before tomorrow match with PSG?? , click here for LIVE report: https://t.co/beLtS10EQT pic.twitter.com/EkQzxCQKH3
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) May 30, 2025
Rreziku i incidenteve: tifozë të Nice pro Inter dhe të Napolit pro PSG, të pranishëm në qytet
Sa i përket tifozëve që do të përpiqen deri në fund për të hyrë në stadium, policia gjermane ka angazhuar një dislokim të jashtëzakonshëm forcash për të parandaluar incidente dhe kontakte të mundshme mes fraksioneve më të nxehta të tifozerive. Që mund të “mbështeten” nga aleatë të tjerë të vjetër dhe miqësorë: nga njëra anë ata të PSG, që tradicionalisht janë afër tifozëve napolitanë dhe gati t’i mbështesin; nga ana tjetër ultrasit e Nice, rivalë historikë të parisienëve, një pjesë e të cilëve tashmë i janë bashkuar zikaltërve. Në mes, rivaliteti mes napolitanëve dhe interistëve: një përzierje shpërthyese që mbi 2.000 policë të njësive speciale kundër trazirave të shpërndarë kudo, do të kenë për detyrë ta shuajnë përpara se të ndizet edhe një shkëndijë.30.05.2025, PSG?? fans in München?? before tomorrow match with Inter Milan?? , click here for LIVE report: https://t.co/beLtS10EQT pic.twitter.com/tjwfkP8jNO
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) May 30, 2025