Flash

Luis Enrique, 10 vite më pas mbyllet rrethi: Champions dedikuar së bijës Xana

Lapsi.al 31 May 2025
Luis Enrique, 10 vite më pas mbyllet rrethi: Champions dedikuar së
Më 31 maj të vitit 2015 në Berlin, Luis Enrique fitonte Champions League për here të parë si trajner, dhe me të ajo që festoi më shumë ishte vajza e tij Xana, e cila në atë kohë ishte vetëm 6 vjeç. Imazhi i skalitur në mendjen e trajnerit nga triumfi me Barcelonën është ai i vajzës me flamurin e klubit blaugrana bashkuar me atë katalanas në dorë: ajo e valëviti dhe më pas e nguli në barin e “Olympiastadion”, nën sytë e lumtur të të atit. Në vitin 2019, më pas, e vogla Xana u nda nga jeta para kohe në moshën 9-vjeçare për shkak të një forme ndër më të rrallat, më të rëndat dhe më agresivet të tumorit në kocka (osteosarkomë): “Për mua ajo nuk ka vdekur, por është gjithmonë me ne. Shpirtërisht është. Çdo ditë flasim për të dhe besoj se Xana na vështron ende nga diku,” ka rrëfyer së fundmi trajneri spanjoll, i cili disa ditë pas PSG-Manchester City 4-2, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lens, kishte shprehur një dëshirë: “Mbaj mend një foto të jashtëzakonshme në finalen e Champions në Berlin, ku Xana ngul flamurin e Barcelonës. Do të doja të bëja të njëjtën gjë me PSG-në. Vajza ime nuk do të jetë aty fizikisht, por do të jetë shpirtërisht”. Dëshira e Luis Enrique sonte, pikërisht më 31 maj, është bërë realitet. Dhjetë vite më pas, për trajnerin e PSG rrethi është mbyllur: flamuri i PSG u ngul në fushën e stadiumit të Mynihut, dhe jemi të bindur se diku, atje lart, e vogla Xana bëri të njëjtën gjë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI