Flash

Inter, lojtarët me bestytni për finalen e Champions: ja arsyeja e fanellës së verdhë

Lapsi.al 31 May 2025
Inter, lojtarët me bestytni për finalen e Champions: ja arsyeja e

PSG-Inter është finalja e Champions League 2024/2025. Një mundësi e jashtëzakonshme për zikaltërit për të fituar një trofe këtë sezon, pas humbjes së Superkupës së Italisë, Kupës së Italisë dhe kampionatit. Skuadra e teknikut Simone Inzaghi është vibruese, e bashkuar dhe e gatshme për të ngritur këtë kupë. Për ta bërë këtë, i besohet edhe supersticionit. Dhe pikërisht ky është rasti për ta thënë, pasi në sfidën e programuar për të shtunën më 31 maj në orën 21:00 në Allianz Arena të Mynihut, Lautaro Martinez dhe shokët e tij kanë vendosur të zbresin në fushë me një fanellë të pazakontë.

Jo me fanellën klasike me vija të zeza dhe blu, pasi “në shtëpi” luajnë francezët që do të veshin fanellën e parë, blu me një vijë të bardhë e të kuqe në mes, dhe as me fanellën e dytë të bardhë, por me fanellën e tretë të verdhë. Fanellë pra me detaje të zeza për Inter, e frymëzuar nga dizajni dhe arkitektura e Milanos. Të kenë zgjedhur të verdhën kanë qenë vetë lojtarët, qoftë për çështje estetike por ndoshta edhe për arsye supersticioni. Statistikat që lidhen me rezultatet pozitive të arritura duke luajtur me fanellë të verdhë, në fakt, e kanë shtyrë skuadrën të marrë këtë vendim.

Lexo më tej: “Ajo ende na sheh”: Luis Enrique dhe ëndrra me të bijën Xana që nuk jeton më

Vetëm një precedent negativ

E vetmja humbje e Inter në këtë Champions këtë sezon ka ardhur me fanellën e bardhë, në ndeshjen e zhvilluar në BayArena të Leverkusen më 10 dhjetor ndaj ish-skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso. Me të verdhën, përkundrazi, dy fitore në dy ndeshje: më 22 janar në Pragë ndaj Spartës dhe më 5 mars në Rotterdam, në ndeshjen e parë të 1/8-ave kundër Feyenoord me rezultatin 2-0. Përveç këtyre dy ndeshjeve të fituara me të verdhën, i shtohen edhe pesë të tjera në kampionat, që pra e kanë bindur skuadrën të vazhdojë këtë traditë fituese.

Sommer me fanellën portokalli të veshur edhe kundër Barcelonës

Yann Sommer, mes shtyllave, do të vishet si zakonisht me fanellën portokalli. Një ngjyrë që, duke qëndruar në temën e supersticionit, zvicerani e ka veshur kur ka bërë pritje të jashtëzakonshme në fitoren 4-3 ndaj Barcelonës, duke i hapur Inter dyert e finales. Simone Inzaghi pra mbështetet te golat e Lautaro e Thuram, te shpikjet e Calhanoglu dhe te sprintet e Dumfries, por në këtë rast edhe te supersticioni që, në ndeshje të rëndësishme si kjo që vlen një sezon të tërë, mund të jetë me rëndësi thelbësore.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI