Flash

Dyfishim i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

Lapsi.al 31 May 2025
Dyfishim i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj

Komisioni Evropian shprehu keqardhje të thellë për vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të dyfishuar tarifat mbi importet e çelikut dhe aluminit, duke i çuar ato nga 25% në 50%. Ky veprim, sipas BE-së, rrezikon të minojë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje tregtare. Ai mund të çojë në kundërmasa të ashpra.

Në një deklaratë të publikuar të shtunën, Komisioni Evropian theksoi se vendimi i SHBA-së shton pasiguri në ekonominë globale dhe rrit kostot për bizneset dhe konsumatorët në të dy anët e Atlantikut. Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendimin në një tubim në Pittsburgh, duke argumentuar se dyfishimi i tarifave do të ndihmojë industrinë lokale të çelikut dhe do të sigurojë furnizime kombëtare më të qëndrueshme, duke reduktuar varësinë nga Kina. Ai gjithashtu premtoi investime prej 14 miliardë dollarësh në sektorin e çelikut në SHBA.

Mbretëria e Bashkuar, e cila së fundmi arriti një marrëveshje tregtare zero-tarifore me SHBA-në për çelikun dhe aluminin, shprehu shqetësimin e saj për ndikimin që ky vendim mund të ketë në industrinë vendase. Një zëdhënës i qeverisë britanike njoftoi se janë duke negociuar me SHBA-në për të sqaruar pasojat dhe për të mbrojtur interesat e industrisë.

Vendimi i Trump vjen në një moment të tensionuar, me negociata që po vazhdojnë mes BE-së dhe SHBA-së, ndërsa të dy palët përpiqen të shmangin një luftë tarifore më të gjerë.

Të këshilluara

Analiza/ Pse Putini refuzon ta ndalë luftën

Sukseset ruse në frontin ukrainas dhe fakti që Vladimir Putin nuk i ka arritur qëllimet e tij, përkatësisht të rimarrë territoret që dikur i përkisnin Bashkimit...

08:30

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele që janë afër nivele që kërkohen për armët bërthamore në muajt e fundit, sipas disa mediave q...

09:00

Izraeli bombardon Sirinë perëndimore

Forcat izraelite bombarduan Sirinë perëndimore të premten, duke vrarë të paktën një civil sipas mediave siriane. “Një bastisje e kryer nga avionët pushtues i...

11:53

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI