Flash

Tërmet te Juventus pas refuzimit të Conte: Giuntoli shkarkohet, Elkann përmbys klubin

Lapsi.al 30 May 2025
Tërmet te Juventus pas refuzimit të Conte: Giuntoli shkarkohet, Elkann

Është dita zero te Juventus pas vendimit tronditës për të shkarkuar Cristiano Giuntoli: pas dy vitesh, ish-drejtori teknik është i pari që largohet në këtë revolucion të nxitur nga Elkann, i cili ka ridizenjuar plotësisht sektorin teknik të klubit pas dy vitesh jo të kënaqshëm, me një merkato që kushtoi 200 milionë por që nuk solli asnjë rezultat sportiv. Largimi ndodh vetëm disa muaj pas atij të Thiago Motta, një prirje e qartë e shoqërisë që dëshiron të ridizenjojë gjithçka dhe të fillojë nga e para pas dështimit të këtij projekti, që solli vetëm kualifikimin në Champions League në javën e fundit.

Sipas Gazzetta dello Sport, vendimi ishte rezultat i një reflektimi të gjatë dhe të menduar, që përfundoi dje me një takim mjaft të tensionuar. Së bashku me drejtorin Giuntoli largohen edhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Giuseppe Pompilio (Chief of Staff Football) dhe Stefano Stefanelli (Drejtori i Skautimit). Tani Juventus është në duart e Giorgio Chiellini e Damien Comolli, menaxherit francez që së shpejti do të zyrtarizohet si drejtori i ri i përgjithshëm bardhezi. Lajmi për këtë përmbysje vjen në ditën kur Conte dha refuzimin përfundimtar për t’u kthyer në klub, duke vendosur të qëndrojë ende te Napoli.

Elkann projekton Juven e re me Chiellini e Comolli

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër ndryshojnë fytyrë me një goditje të vetme dhe nga sot ekuilibrat e rinj duhet të vendosen. Në përfundim të një mbledhjeje të trazuar, Elkann i dha lamtumirën Cristiano Giuntoli pas dy vitesh në të cilat puna e tij nuk u konsiderua në lartësinë e situatës. Po lind një Juve e re dhe protagonistë do të jenë Giorgio Chiellini dhe Damien Comolli: ish-mbrojtësi do të ketë një rol qendror dhe do të punojë ngushtë me menaxherin francez për të drejtuar sektorin teknik dhe për të ringritur klubin në sezonin e ardhshëm.

Lexo më tejElkann rindërton Juventusin: Giuntoli me valixhet gati, komandon Giorgio Chiellini

Ish-drejtuesi i Toulouse do të ketë gjithashtu dialog të ngushtë me administratorin e deleguar Maurizio Scanavino, njeri i besuar i Elkann dhe pikë referimi për gjithë zonën teknike. Në krah të tyre do të rikthehet Tognozzi si shef i skautëve, duke ridefinuar hierarkitë brenda Juventus që po përgatitet për revolucionin në pritje të Kupës së Botës për Klube, ku – të paktën për momentin – në stol do të jetë ende Igor Tudor.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI