Flash

Shisnin kánabis në doza, arrestohen dy persona në Korçë

Lapsi.al 30 May 2025
Shisnin kánabis në doza, arrestohen dy persona në

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kanabis të ndarë në doza. Gjatë kontrollit fizik, blutë i sekuestruan dozat e kanabisit si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Në vijim të veprimeve për këtë rast, në kuadër të operacionit të koduar "Porta", u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, shtetasit:

A. B., 35 vjeç, banues në Korçë, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

T. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, aktualisht me masë “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Shtetasi T. Gj. u kap në flagrancë, në lagjen nr. 18., Korçë, me doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat sapo ia kishte marrë shtetasit A. B., me qëllim shitjen në qytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Divjakë, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor nacional “Pushimi Shoferit-Divjakë”. Një makinë e drejtuar nga 18-vjeçari me in...

09:37

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI