Flash

Emocione në transmetim direkt: i shfaqin një video, Lautaro në lot nuk arrin të flasë

Lapsi.al 30 May 2025
Emocione në transmetim direkt: i shfaqin një video, Lautaro në
Një moment shumë emocionues gjatë transmetimit televiziv në ekranet e Sky: Lautaro Martinez shpërtheu në lot dhe nuk arriti të fliste, ndërsa Fabio Caressa ishte dukshëm i prekur. Kjo ndodhi gjatë lidhjes me kapitenin e Inter direkt nga stadiumi i Mynihut, ku të shtunën mbrëma skuadra zikaltër do të luajë finalen e Champion League kundër PSG: nga studioja u transmetua një video me mesazhet prekëse të familjes së argjentinasit Lautaro. Fjalë dashurie të pakushtëzuar dhe krenarie për atë që ka arritur “Toro”, fjalë që prekën fijet më të thella të shpirtit të tij.

Videoja e familjes së Lautaro Martinez: kapiteni i Inter përlotet

Në ekran kaluan pamjet e bashkëshortes Agustina, të fëmijëve Nina dhe Tomas, të babait, të vëllezërve dhe në fund të nënës. “Të dua me gjithë shpirtin tim”, tha e ëma Karina, duke mbyllur videon. Lautaro, i prekur thellësisht, u përpoq me vështirësi të shprehej me fjalë për atë që ndiente brenda vetes: “Është e vështirë të flas, por ata janë gjithmonë ata që qëndrojnë pas meje, që më shtyjnë të mos dorëzohem kurrë… Dua t’i falënderoj dhe t’ua kushtoj atyre këtë moment, këtë kupë, sepse gjithçka që jam unë, si njeri dhe si futbollist, është falë babait tim që më transmetoi këtë dashuri për këtë sport, dhe nënës sime që nuk më la kurrë të më mungojë asgjë, dhe më pas fëmijëve të mi dhe gruas sime që…” Në atë moment sulmuesi argjentinas u ndërpre duke qarë, ndërsa Fabio Caressa, i cili ishte në lidhje, nuk fshehu as ai emocionin. Më pas Lautaro rifilloi: “Ata janë gjithmonë me mua, në këtë moment dhe edhe kur gjërat shkojnë keq, por janë ata që gjithmonë më ngrejnë lart”.

Lautaro: “Shpresojmë që kjo të jetë hera e duhur”

Duke folur në konferencë së bashku me teknikun Inzaghi dhe mesfushorin Barella, kapiteni zikaltër u mundua të motivonte shokët e skuadrës për ndeshjen që vlen një jetë sportive: “Nesër do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje perfekte për ta sjellë në Milano Kupën që mungon prej shumë kohësh. E respektojmë kundërshtarin tonë, por duhet të përgatitemi për t’i bërë dëm. Jemi përmirësuar shumë si skuadër, kemi bërë hapa të mëdhenj përpara dhe kemi përballuar kundërshtarë me vlerë në stadiume të vështira. E kemi fituar respektin në këtë kompeticion dhe tani kemi mundësinë ta çojmë objektivin në shtëpi pas shumë kohësh. Shpresojmë që kjo të jetë hera e duhur”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI