Flash

Dosja "Metamorfoza" shtyhet sërish seaca në Gjykatën e Posaçme

Lapsi.al 30 May 2025
Dosja "Metamorfoza" shtyhet sërish seaca në Gjykatën e

Seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza” është shtyrë për shkak se në sallën e gjyqit mungonin avokatët. Bëhet me dije se seanca e radhës do të zhillohet më datën 5 qershor ora 15:00. Gjithashtu mësohet se asnjë prej anëtarëve të grupit kriminal nuk ishte i pranishëm në seancë, duke shprehur vullnetin të mbroheshin nga avokatët.

Mësohet po ashtu se është gjobitur me 30 mijë lekë të reja avokatja e Astmer Bilalit dhe se pezullohen afatet e paraburgimit deri në seancën e ardhshme.

Nga operacioni i SPAK i quajtur “Metamorfoza” kanë përfunduar disa persona në pranga, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri; drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekrete, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.

Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Ibrahim Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

Të këshilluara

Aksident në Divjakë, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor nacional “Pushimi Shoferit-Divjakë”. Një makinë e drejtuar nga 18-vjeçari me in...

09:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI