Flash

Aksident në Divjakë, humb jetën i moshuari

Lapsi.al 30 May 2025
Aksident në Divjakë, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor nacional “Pushimi Shoferit-Divjakë”.

Një makinë e drejtuar nga 18-vjeçari me iniciale M. Xh. ka përplasur një kalimtar të moshuar në zonë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet hetimore.

“Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sipas policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI