Flash

Vritet komandanti rus që drejtoi bombardimet në Mariupol

Lapsi.al 29 May 2025
Vritet komandanti rus që drejtoi bombardimet në Mariupol

Një ish-komandant rus i cili udhëhoqi një fushatë bombardimi kundër qytetit portual ukrainas të Mariupolit është vrarë në një shpërthim misterioz.

Zaur Gurtsiev, 34 vjeç, një major i dekoruar, u hodh në erë herët të enjten në Stavropol në Rusinë jugore, thanë autoritetet.

Gurtsiev mori disa medalje dhe nderime për komandimin e bombardimit të Mariupolit nga Rusia gjatë muajve të parë të pushtimit në shkallë të plotë dhe sulmeve të mëvonshme në qytetin lindor të Avdiivkës.

Autoritetet nuk thanë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por gjithashtu nuk përjashtuan mundësinë që Ukraina të ishte përgjegjëse.

Sw bshku me atw njw i njohuri i veteranit, 29 vjeç, vdiq përkrah tij.

Një sërë ushtarakësh rusë të profilit të lartë janë vrarë brenda Rusisë gjatë luftës trevjeçare, shpesh duke përdorur bomba të bëra në shtëpi.

Kievi në disa raste ka marrë përgjegjësinë ose është gëzuar për sulmet, duke i quajtur ato “objektiva legjitime”, shpesh për shkak të pjesëmarrjes së tyre në vrasjen e civilëve ukrainas.

“Po merren në konsideratë të gjitha versionet, përfshirë organizimin e një sulmi terrorist nga Ukraina”, tha Vladimir Vladimirov, guvernatori i Stavropolit, duke e quajtur Gurtsiev një “hero” të Rusisë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI