Shumë tifozë nuk panë asgjë të keqe në këtë dalje komunikimi nga Sevilla, ndërsa të tjerë kuptuan menjëherë se synimi ishte të thumbonin rivalët e qytetit. Sevilla dhe Betis kanë përjetuar një sezon shumë të ndryshëm: Nervion u shpëtua nga rënia vetëm për një pikë, ndërsa Verdiblancos e mbyllën sezonin në vendin e gjashtë dhe arritën deri në fund të Conference League.Enhorabuena a nuestro querido Enzo Maresca por su primer título europeo como técnico.#UECLfinal https://t.co/86UvEcocj1
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) May 28, 2025
Betis, reagim me stil: “Urojmë Sevilla që mbeti në Primera”
Në emisionin e njohur sportiv spanjoll Partidazo de Cope, presidenti i Betis, Ángel Haro, foli për këtë situatë dhe për zgjedhjen komunikative të Sevilla: “Nuk e kam parë, por për momentin ata janë të përfshirë në një luftë tjetër që nuk më intereson. Ne jemi të përqendruar te rritja dhe të bëjmë mirë sezonin tjetër, ndërsa ata janë të angazhuar në një luftë shumë ndryshe nga e jona”. Kur u pyet nëse “do ta kishte bërë Betis një gjë të tillë?”, Haro u përgjigj prerazi: “Po të varej nga unë, jo. Por, nuk e di, nëse është dikush në klub që do ta bënte, nuk do të më pëlqente. Gjithsesi, siç thashë, nuk e kam parë dhe nuk e di saktësisht çfarë kanë publikuar. Është një tweet nga llogaria zyrtare e klubit?”. Numri një i Betis kërkoi konfirmim nëse bëhej fjalë për llogarinë zyrtare të Sevilla FC dhe më pas shtoi: “Atëherë edhe unë uroj Sevilla që këtë vit mbeti në Primera Division”.? Ángel Haro, presidente del @RealBetis, responde a la felicitación del @SevillaFC a Enzo Maresca ? En directo en @partidazocope, con Juanma Castaño ? "Yo también felicito al Sevilla por quedarse en Primera este año" ? #PartidazoCOPE pic.twitter.com/CgMf0giPEJ
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) May 28, 2025
Adrián replikon me Sevilla
Portieri i Betisit, Adrián San Miguel, foli pas humbjes ndaj Chelseat në finalen e Conference League dhe iu përgjigj tweet-it të Sevillës që uronte Enzo Marescën: “Nuk do të komentoj asgjë. Sevilja nuk ishte pjesë e këtij kompeticioni, ndaj nuk ka arsye të urojë askënd”.? "El Sevilla no está en esta competición y no tiene por qué felicitar a nadie". La respuesta de Adrián San Miguel al eterno rival tras el mensaje a Maresca. ? https://t.co/X5hHf5KZcI ? pic.twitter.com/LgLCdEYIJH
— ElDesmarque (@eldesmarque) May 28, 2025