Flash

Sekuestrohen 74 mijë euro në Kakavijë, arrestohen dy persona

Lapsi.al 29 May 2025
Sekuestrohen 74 mijë euro në Kakavijë, arrestohen dy persona

Policia në pikën kufitare të Kakavijës ka sekuestruar 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Operacioni nisi pas kontrolleve të detajuara në dalje të vendit, ku një autobus i një agjencie udhëtimi, drejtuar nga shtetasi A.L., u kalua në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm. Me ndihmën e qenit të Policisë, brenda mjetit u gjetën 3 zarfe me para dhe një sërë dokumentesh, përfshirë karta identiteti franceze dhe leje qëndrimi në vende të BE-së.

Në vijim të hetimeve, u arrestuan në flagrancë dy persona: A. L., 32 vjeç, drejtuesi i autobusit, dhe K. Gj., 41 vjeç, punonjës i agjencisë, për vepra që përfshijnë mosdeklarim të të hollave në kufi, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Ndaj shoferit të dytë të autobusit, A. Gj., nisi procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa pronari i agjencisë, J. K., 73 vjeç, u shpall në kërkim.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu 4 celularë të dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për vijim të procedurave.

Të këshilluara

Rritet shqetësimi për çmimet e pronave

Goditjet që mund të vijnë nga jashtë vendit vazhdojnë të përbëjnë shqetësimin kryesor për sektorin bankar. Rezultatet e vrojtimit periodik nga Banka e Shqipë...

08:00

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI