Flash

Netanyahu akuzon gazetarin se tentoi të vendoste një pajisje përgjimi në zyrën e tij

Lapsi.al 29 May 2025
Netanyahu akuzon gazetarin se tentoi të vendoste një pajisje

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka denoncuar përpjekjen e gazetarit Yolan Cohen për të futur një pajisje përgjimi në zyrën e tij përpara një takimi të planifikuar me familjet e pengjeve.

Sipas tij, pajisja u gjet dhe u konfiskua nga shërbimet e sigurisë para fillimit të takimit, ndërsa gazetari ishte paralajmëruar që në mëngjes të mos tentonte një veprim të tillë, pasi kishte informacione përkatëse në lidhje me qëllimet e tij.

Zyra e Kryeministrit izraelit e përshkruan rastin si serioz dhe të paligjshëm, duke e denoncuar Kanalin 12 si një "kanal propagande të majtë" që nuk ngurron të dëmtojë edhe familjet e pengjeve me qëllim që të sulmojë politikisht Kryeministrin izraelit.

“Kanali 12 është bërë prej kohësh një instrument sulmi kundër Kryeministrit Netanyahu”, thuhet në deklarata.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI