Flash

Erdogan ndërron mendje, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit përsëri

Lapsi.al 29 May 2025
Erdogan ndërron mendje, nuk e përjashton mundësinë e

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka sqaruar deklaratën e të bërë disa ditë më parë se ai nuk është i shqetësuar për çështjen e kandidaturës së tij në zgjedhjet e ardhshme. Kur u pyet për këtë nga gazetarët, presidenti turk sqaroi se rishikimi kushtetues i promovuar prej tij, i cili do t'i lejojë atij, ndër të tjera, të kandidojë për një mandat të ri presidencial, nuk ka të bëjë me kandidaturën e tij, por është një projekt që i përket të gjithë popullit turk.

"Ne e duam kushtetutën e re jo për Tayyip Erdoganin, por për 86 milionë (qytetarët tanë). Ky është shqetësimi ynë. Opozita, nga ana tjetër, na akuzon vazhdimisht se themi se “dëshiron një kushtetutë të re për t’i hapur rrugën vetes,” tha ai.

Presidenti turk shtoi më pas se ai ka vetëm një qëllim dhe ky është t'i ofroj kombit shërbimet që meriton dhe të ndërtojë një Turqi të madhe dhe të fortë. Deklarata e tij tregon se ai dëshiron të mbetet president pas vitit 2028.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI