Flash

Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: E keni kthyer Kuvendin në pronë private

Lapsi.al 29 May 2025
Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: E keni kthyer Kuvendin

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila zhvillohet pak orë para nisjes së seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën se e ka kthyer Kuvendin në pronë private. Bardhi shprehet se nuk është caktuar asnjë çështje jashtë rendit të ditës, ndërsa kujton se këtë gjë e garanton rregullorja e Kuvendit. Ndër të tjera ai akuzoi PS-në për vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit.

“E keni kthyer Kuvendin në pronë private. Vini këtu sikur jeni kthyer nga Suedia, kur në fakt jeni kthyer nga një llum që e keni krijuar vetë me duart tuaja. Keni caktuar një seancë turpi, vetëm për të bërë një foto aty. Nuk keni caktuar dhe nuk keni lënë asnjë çështje jashtë rendit të ditës. Këtë e garanton Rregullorja e Kuvendit.

Unë e kuptoj që ju nuk doni debat, sepse doni ta trajtoni situatën sikur jeni kthyer nga pushimet, ndërkohë që në fakt jeni kthyer nga drejtimi i një organizate të strukturuar kriminale, ku vodhët dhe dhunuat zgjedhjet, duke e krahasuar Shqipërinë me Rusinë.

Nuk mund ta trajtoni Kuvendin si pronë private, as vendin si një realitet normal. Siç e thotë edhe OSBE-ja, ju keni shkallmuar barazinë në zgjedhje dhe keni rrëzuar nenin 1 të Kushtetutës. E përsëris: ju doni që Shqipëria të krahasohet me Rusinë apo me Serbinë.”, u shpreh Bardhi.

Të këshilluara

Rritet shqetësimi për çmimet e pronave

Goditjet që mund të vijnë nga jashtë vendit vazhdojnë të përbëjnë shqetësimin kryesor për sektorin bankar. Rezultatet e vrojtimit periodik nga Banka e Shqipë...

08:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI