Flash

Aksident në Kurbin/ Humb jetën 59-vjeçari, drejtuesi i mjetit ia mbath nga ngjarja

Lapsi.al 29 May 2025
Aksident në Kurbin/ Humb jetën 59-vjeçari, drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”. Një automjet ka aksidentuar një 59-vjeçar që po lëvizte në këmbë i cili ka ndërruar jetë.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Kurbinit, por vdiq gjatë rrugës. Drejtuesi i automjetit është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë. I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 86.5 lekë dh...

08:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI