Flash

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, gjykata rrëzon kërkesat e avokatit të Bexhdilit

Lapsi.al 28 May 2025
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, gjykata rrëzon kërkesat

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm vijon procesi gjyqësor ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Bexhdili ishte dënuar më herët me burgim të përjetshëm, por vendimi u ndryshua nga Gjykata e Lartë, e cila e riktheu çështjen për rigjykim.

Gjatë seancës, avokati i tij kërkoi pyetjen e të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi, si dhe thirrjen e një eksperti IT për të interpretuar pamjet filmike të sekuestruara. Ai këmbënguli gjithashtu për pyetjen e një dëshmitareje të identifikuar si Enxhi, e cila ka lidhje shoqërore me të pandehurin.

Sipas SPAK, Bexhdili ka qenë përdorues i një telefoni të enkriptuar të llojit EncroChat, për të cilin pretendohet se ka qenë aktiv gjatë kohës së rrëmbimit. Megjithatë, avokati Murati tha se komunikimet e zbërthyera në SKY ECC nuk përfshijnë lidhje mes Bexhdilit dhe të dyshuarve kryesorë, përfshirë Altin Hajrin dhe Gentian Docin. Ai theksoi se komunikimet janë me Dritan Funiqin, i cili thuhet se ka urdhëruar Bexhdilin të “mbyllë gojën”.

Prokurorja Elida Kaçkini deklaroi se dy celularë janë sekuestruar në momentin e arrestimit të Bexhdilit, njëri prej të cilëve ende i pa zbërthyer. Ajo theksoi se dëshmia e Enxhit konfirmon përdorimin e telefonit të enkriptuar, duke shtuar se Bexhdili është pjesë aktive e grupit kriminal dhe jo një rastësor në vendngjarje.

Gjykata rrëzoi kërkesat e mbrojtjes për marrjen në pyetje të dëshmitares Enxhi si dhe për caktimin e një eksperti IT. Pavarësisht kësaj, avokati i të pandehurit kërkoi sërish vënien në dispozicion të pamjeve filmike për analizë të mëtejshme. Procesi vijon, ndërsa SPAK thekson se provat e mbledhura e përfshijnë Bexhdilin në skemën kriminale që çoi në zhdukjen e Jan Prengës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 86.2 lekë dhe do s...

08:07

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI