Flash

Rregulli absurd: Chelsea mund të zgjedhë të luajë në Champions apo në Europa League

Lapsi.al 28 May 2025
Rregulli absurd: Chelsea mund të zgjedhë të luajë në

Sonte luhet finalja e Conference League. Do të zbresin në fushë Chelsea dhe Betis. Kompeticioni do të ketë një fituese të re pas Romës, West Ham dhe Olympiacos. Chelsea do të përpiqet të fitojë trofeun e parë pas tre vitesh e gjysmë dhe do të kërkojë ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë, pasi arriti kualifikimin për në Champions League të ardhshme, në javën e fundit. Por, në mënyrë thjesht teorike, Blutë, nëse do të fitonin Conference League, mund të zgjidhnin të luanin në Europa League në sezonin 2025-2026. Këtë mund ta bënin për shkak të një rregulli.

Chelsea-Betis është finalja e Conference League

Rregullorja e Conference League përcakton që skuadra fituese e kompeticionit kualifikohet drejtpërdrejt për në Europa League, një bekim për ata që nuk kanë arritur një renditje të mirë në kampionatin përkatës. Kjo vlen edhe këtë vit, si për Chelsean ashtu edhe për Betisin. Skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca, megjithatë, në Premier League e përfundoi në vendin e katërt dhe në fushë siguroi kualifikimin për në Champions, gjë që nuk ndodhte prej disa vitesh; ndërsa Betisi u rendit i gjashti në La Liga dhe në fushë fitoi të drejtën për të marrë pjesë në Europa League 2025-2026.

Chelsea është tashmë në Champions League

Zyrtarisht, për të ardhmen, nuk ndryshon asgjë për spanjollët, të cilët kërkojnë të zgjerojnë historikun e tyre të varfër të trofeve. Chelsea do të kërkojë të fitojë trofeun e parë të epokës Boehly. Nëse e fiton, Blutë, në mënyrë thjesht teorike, mund të vendosin të mos marrin pjesë në Champions, por të luajnë në Europa League. Kur e lexon duket një marrëzi. Dhe është e qartë që përballë këtij udhëkryqi Chelsea nuk do të ketë dyshime për rrugën që do të ndjekë: do të luajë në Champions. Por rregulli ekziston.

Rregulli i çuditshëm i UEFA-s

UEFA, në librin e rregullave, ka përcaktuar që kush fiton Conference League ka të drejtë të marrë pjesë në Europa League. Nëse ajo pozitë është siguruar tashmë në fushë, si në rastin e Betisit, nuk ndryshon asgjë. Por për Chelsean është ndryshe. Sepse kualifikimi për në Champions League është marrë tashmë në fushë, në limit, duke i lënë pas Aston Villan dhe Nottingham Forestin. Nëse Chelsea fiton Conference-in, mund të zgjedhë nëse do të luajë në Champions apo në Europa League. Dilema nuk ekziston, përkundrazi, përgjigjja është e vetëkuptueshme. Sepse zgjedhja do të jetë e qartë.

Lexo më tej: Chelsea e Betis një hap larg historisë: finalja e Conference League në detaje

Zgjedhja mes Champions dhe Europa League

Por pse ekziston ky rregull? Është e thjeshtë për t’u kuptuar. Sepse Conference përfshin në start skuadra nga kampionate të mesme ose të ulëta, të cilat ndoshta edhe nëse fitojnë titullin kombëtar nuk do të kishin mundësi të luanin direkt në Champions League, dhe për të mos kaluar nëpër një ose më shumë raunde kualifikuese, mund të vendosin të braktisin pasigurinë e kupës kryesore në favor të sigurisë absolute për të kaluar, madje për të luajtur drejtpërdrejt në fazën me grupe të Europa League. Pra, për Chelsean ky problem nuk shtrohet, por në të ardhmen ndonjë skuadër nga ligat më të vogla – ose më saktë, skuadra që nuk i përkasin pesë kampionateve kryesore – mund ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI