Flash

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë anija me 30 emigrantë të dëbuar

Lapsi.al 28 May 2025
Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë anija me

Një grup prej rreth 30 emigrantësh nga Italia pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri. Anija e Marinës Ushtarake italiane, u nis mëngjesin e së martës nga porti i Brindisit drejt qendrës së riatdhesimit në Gjadër. Në bord ndodhen persona me kombësi të ndryshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, 30 migrantë janë riatdhesuar tashmë nga qendra në Gjadër. Sipas dekretit të qeverisë italiane, emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit deri në deportimin në vendet e origjinës, me një afat maksimal që nuk kalon 18 muaj. Ky kamp fillimisht ishte parashikuar për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë.

Por me dekretin e ri të qeverise Meloni, “Gjadri” do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës. Sakaq, vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë pritet në ditët në vijim. Ata do të shqyrtojnë apelimin e Gjykatës së Romës, e cila deri më tani nuk e ka njohur legjitimitetin e arrestimeve të urdhëruara kundër migrantëve të shpëtuar në Mesdhe dhe të transferuar në anën tjetër të Adriatikut, sepse ata vijnë nga vende që qeveria italiane i konsideron të sigurta, në veçanti Egjipti dhe Bangladeshi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI