Flash

Igli Tare flet si drejtor i Milan: nga destini te vizioni, prapaskenat e një raporti

Lapsi.al 28 May 2025
Igli Tare flet si drejtor i Milan: nga destini te vizioni, prapaskenat e
Igli Tare është zyrtarisht prej pak orësh drejtori i ri sportiv i Milan dhe përfaqëson në çdo aspekt fillimin e ri kuqezi të një klubi që ka vendosur të mbyllë menjëherë kapitullin e fundit dëshpërues të një sezoni që e pa të mbetej jashtë çdo gare ndërkombëtare në të ardhmen. Ish-drejtuesi që ka treguar aftësi të padiskutueshme menaxheriale që te Lazio, do të jetë në krye të direktivave jashtë fushe, për t’i rikthyer menjëherë shkëlqimin klubit, duke nisur nga një koncept i thjeshtë dhe i qartë që ai deshi ta theksonte me zë të lartë në intervistën e parë që dha si drejtori i ri sportiv: “Ka më shumë rëndësi ajo që ndodhet në pjesën e përparme të fanellës sesa ajo që është shkruar në pjesën e pasme, sepse ajo është ajo që të bën të madh, jo e kundërta. Dua që lojtarët që veshin ngjyrat kuqezi,” – ka theksuar ai më tej – “ta kenë shumë të qartë konceptin e përkatësisë.”

Tare, destini kuqezi: “Ekziston një lidhje e fortë me këto ngjyra”

Për Igli Tare aventura ka nisur dhe nuk do të jetë e lehtë: duhet rikthyer besimi dhe shkëlqimi për një klub që po del nga një prej periudhave më të vështira të historisë së tij sportive. Një histori që drejtori i ri sportiv e njeh në mënyrë të përkryer, pasi gjithmonë ka qenë tifoz i ngjyrave të Milanit: “Ka një histori të lavdishme dhe unë e njoh që fëmijë, e kam ndjekur gjithmonë. Më kujtohen kohët e Wilkins dhe Hatley dhe që nga ato vite kam në kujtesë Milanin, sepse kisha një familje milanistësh, prandaj gjithmonë ka qenë një lidhje e fortë". "Nuk e kam fshehur as kur u bëra lojtar dhe as kur isha drejtues, sepse është kështu: të gjithë ne kemi qenë tifozë të një klubi. Për mua të jem sot këtu dhe të flas për klubin që kam mbështetur që fëmijë,” – përfundoi më pas duke theksuar fillin lidhës që gjithmonë e ka lidhur me kuqezinjtë – “do të thotë shumë. Ndeshja ime e parë në Serie A ishte në një Brescia – Milan. Djali im i parë ka lindur në një Milan – Bologna, më 13 shtator 2003… prandaj është një lidhje shumë e fortë.”

Tare: “Kush luan te Milani duhet të mësojë përkatësinë”

Një hyrje që kalon përmes një fjale të vetme dhe të saktë që Tare e përsërit dhe e thekson disa herë: “Lojtarët që duhet të vijnë të luajnë te Milani duhet ta kuptojnë që në fillim se kjo fanellë ka një peshë të rëndësishme. Ka më shumë rëndësi ajo që është shkruar përpara dhe jo ajo që ke të shkruar prapa fanellës, sepse është gjithmonë ajo që të bën të bëhesh ai që do të jesh në jetë. Kush luan te Milani duhet ta ketë të qartë ndjenjën e përkatësisë. Do të jetë thelbësore të mësohet nga gabimet që janë bërë dhe të përpiqemi që që sot të nisemi me entuziazëm, me energji, me dëshirë që Milani të rikthehet të jetë ai që gjithmonë kemi parë”.

Tare e roli i tij: “Kam ide të qarta, dua lojë skuadre”

Një vijë mendimi që sjell me vete edhe një vullnet të hekurt dhe ide të qarta se si të veprojë, nga ku të nisë dhe cili është objektivi për t’u arritur: “Kam ardhur me ide të qarta, me entuziazëm, dua të jem një pikë referimi jo vetëm për skuadrën, por edhe për stafin teknik dhe të kryej sa më mirë detyrat e mia që përfshijnë edhe merkaton e kësaj skuadre. Do të përpiqem të jap gjithçka nga vetja që kjo të bëhet realitet, duhet të jemi të zotët t’ua përcjellim që në fillim këtë projekt të gjithëve, në radhë të parë tifozëve tanë, sepse ata presin një reagim të fortë dhe të menjëhershëm.” Një objektiv që Tare e ka të qartë se duhet të arrihet vetëm me një strategji të vetme të përbashkët: “Kam folur gjatë si me Giorgio Furlani, por edhe me Zlatan, me Jeffrey sepse për mua është thelbësore të punojmë të gjithë bashkë. Kemi diskutuar shumë mbi të gjitha dinamikat që kanë të bëjnë me këtë klub. Duhet të nisim në mënyrën e duhur sepse pritshmëritë janë të mëdha, pasi ka qenë një sezon shumë i gjatë me shumë zhgënjime. Duhet të jemi të qartë për një gjë: Milan është një klub ku kërkohet menjëherë rezultati. Milan është një klub që duhet të fitojë dhe që kjo të ndodhë, duhen ide të qarta që nga fillimi: gjithçka do të kalojë përmes rezultateve.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI