Flash

DW: Ku është kufiri i solidaritetit të Gjermanisë me Izraelin?

Lapsi.al 28 May 2025
DW: Ku është kufiri i solidaritetit të Gjermanisë me

Nuk ishte ndonjë surprizë e madhe që kancelari gjerman Friedrich Merzu pyet në lidhje me sjelljen e Izraelit në luftën në Rripin e Gazës në Forumin Evropian të Radios WDR në Berlin. Mund të supozohet se Merz i zgjodhi fjalët me kujdes kur u përgjigj se "nuk e kuptonte se çfarë po bënte ushtria izraelite aktualisht në Rripin e Gazës" dhe se "kjo nuk mund të justifikohej me luftën kundër terrorit të Hamasit".

Ai e paralajmëroi qeverinë izraelite të mos bënte asgjë "që as miqtë e saj më të mirë nuk do të ishin më në gjendje ta pranonin". Merz nuk i ka kritikuar kurrë publikisht veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës në këtë mënyrë.

Qeveria gjermane nën presion

Deklaratat e kancelarit erdhën në një kohë kur linja aktuale e qeverisë gjermanendaj Izraelit është ekspozuar ndaj presionit publik në rritje. Sipas sondazheve aktuale, shumica e popullsisë gjermane nuk i pranon veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat përfshijnë aksionet ushtarake por edhe uljen e ndihmës humanitare. Grupi parlamentar i socialdemokratëve (SPD), i cili është pjesë e qeverisë, ndërkohë po kërkon ndalimin e dërgesave të armëve në Izrael.

Kjo kërkesë është formuluar prej kohësh në opozitë. Grupi parlamentar i Partisë së Majtë po kërkon një ndalim të plotë të dërgesave të armëve. Të Gjelbrit duan që të ndalen vetëm dërgesat e armëve të përdorura në luftën në Rripin e Gazës.

Bashkësia ndërkombëtare po diskuton gjithashtu një ndalim të mundshëm të dërgesave të armëve në Izrael. Qeveria spanjolle është në favor të kësaj. Ministri i Jashtëm gjermanJohann Wadepfule hodhi poshtë propozimin spanjoll gjatë vizitës së tij në Madrid. Kolegu i tij i partisë, kristiandemokrati Armin Laschet, i cili kryeson Komisionin e Punëve të Jashtme të Bundestagut, është gjithashtu ende në favor të "diplomacisë së qetë".

Gjermania po dërgon nëndetëse dhe korveta

Mbështetja ushtarake gjermane për Izraelin ka një traditë të gjatë dhe rrënjët e saj janë në garancitë gjermane për sigurinë e shtetit hebre. Për shembull, nëndetëset gjermane kanë qenë në shërbim të marinës izraelite për shumë vite dhe, sipas raporteve të mediave të pavarura, ato mund të mbajnë edhe koka bërthamore.

Disa vjet më parë, Gjermania i dërgoi Izraelit korveta jashtëzakonisht moderne, të cilat tani janë në përdorim edhe në brigjet e Rripit të Gazës. Një shembull tjetër janë tanket izraelite që kanë motorë gjermanë dhe tyta topash gjermanë të instaluara.

Eksporte armësh miliona dollarëshe në Izrael

Vitin e kaluar, qeveria gjermane lejoi eksportet e armëvenë Izrael, me një vlerë totale prej 161 milionë eurosh. Në tremujorin e parë të këtij viti, eksportet arritën një vlerë prej 28 milionë eurosh. Kjo e vendos Izraelin në vendin e dhjetë të vendeve ku Gjermania eksporton armë dhe pajisje ushtarake. Këshilli Federal i Sigurisë, i cili përbëhet nga kancelari gjerman, ministritë dhe ministrat përkatës, vendos për dërgesat. Seancat e këtij organi janë sekrete.

A do t'i kufizojë qeveria gjermane eksportet e ardhshme të armëve në Izrael? A do t'u bashkohej Gjermania sanksioneve që Bashkimi Evropian do t'i vendoste Izraelit, apo nuk do t'i bllokonte ato? Qeveria ende po shmang masa të tilla. Me deklaratat e saj të ashpra, Berlini po rrit presionin mbi udhëheqjen izraelite dhe shpreson se ajo do të dorëzohet.

Përfaqësuesit e qeverisë gjermane kanë theksuar vazhdimisht, se duhet të furnizohet më shumë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës. "Shumë vonë dhe shumë pak", tha një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane, duke vlerësuar furnizimin e popullsisë palestineze.

Kancelari gjerman Merz ndoshta do ta diskutojë këtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një bisede telefonike të planifikuar për këtë javë./ DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 86.2 lekë dhe do s...

08:07

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI