Flash

Berisha: Duhet të krijohet front të përbashkët me diasporën kundër këtij regjimi

Lapsi.al 28 May 2025
Berisha: Duhet të krijohet front të përbashkët me

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se opozita nuk do i pranojë kurrë këto zgjedhje. Berisha tha se duhet të krijohet një front i përbashkët në Shqipëri dhe diasporë kundër qeverisjes që e etiketon si regjim. Ai shtoi se qeveria poshtëron shqiptarët si një pushtues i egër dhe mendon se mund të imponojnë një farsë të tillë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këto janë vetëm një pjesë. Çdo ditë ne do u paraqesim shqiptarë me betimin solemn se kurrë këto zgjedhje nuk do pranohen. Me besimin e plotë se sot ka shqiptarë të dëshpëruar. Sot ka shqiptarë të zemëruar. Sot ka shqiptarë të zhgënjyer. Por sot përsëri ka dhjetëra mijëra shqiptarë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë. Dhe kjo luftë do fillojë. Të mos kujtojë kush kurrë se një kriminel si Edi Rama, një kryehajdut i këtij kombi si Edi Rama, një kryebandit i këtij kombi si Edi Rama, do mund t’u imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë, atyre që i besojnë lirisë. Dhe këto janë fillimi.

Edhe njëherë u them shqiptarëve, durim se ne kemi dokumentet. Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne natyrisht me kallashnikov votë nuk mbrojmë. Por, tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla. Ne nuk pranojmë kurrë një rezultat të tillë. Çdo ditë këtu do njiheni. Ka farsë më të turpshme se kjo? Do sjell prapë. Shqiptarët do mësojnë, diaspora do mësojnë se çfarë kanë bërë horrat e narkoshtetit me votimin e tyre.

Dhe natyrisht duhet të krijohet një front i përbashkët në Shqipëri dhe diasporë. Ky regjim duhet të luftohet në çdo skaj të këtij vendi dhe në çdo skaj të botës. Ky regjim poshtëron shqiptarët si një pushtues i egër. Ata që mendojnë se mund të imponojnë një farsë të tillë shqiptarëve, gabohen rëndë. Ne jemi këtu për ta dokumentuar atë, por ne do qëndrojmë me çdo çmim për të vërtetën dhe mbrojtjen e saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI