Flash

Akuza për krim elektoral në Greqi, Prokuroria e Tiranës rrëzon kallëzimin e Vokshit

Lapsi.al 28 May 2025
Akuza për krim elektoral në Greqi, Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës vendos mosfillimin e procedimit penal dhe rrëzimin e kallëzimit të depozituar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e cili pretendonte se Partia Socialiste nëpërmjet funksionarëve dhe zyrtarëve të saj të lartë vendorë të qarkut Fier dhe dy ministre kishte kryer krim elektoral në Greqi, për votën e diasporës gjatë takimit në muajin shkurt 2025 në Athinë.

Vokshi pretendonte se një grua që paraqitet si përfaqësuese e KQZ-së, regjistronte emigrantët për PS-në, me qëllime elektorale të 11 majit, në prezencë të zyrtarëve. Fillimisht Vokshi kishte kallëzuar në SPAK, por në fund të muajit prill Prokuroria e Posaçme ia kishte kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi nuk ishin gjetur element të "përdorimit të funksionit publik" për qëllime elektorale apo "shpërdorimit të detyrës".

Kallëzimi ishte depozituar për Ogerta Manastirliun, ministre e Arsimit, Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëkohësisht zv/kryeministre, Armando Subashi, kryebashkiak i Fierit, Eriselda Sefa, kryebashkiake e Lushnjës, dhe Majlinda Bufit, kryebashkiake e Roskovecit.

Nga ana e saj KQZ ka kthyer përgjigje se nuk ka asnjë zyrtar të saj në terren që bën regjistrim emigrantësh dhe këto regjistrime nuk bëheshin fizikisht, por vetëm online në faqen e KQZ, e hapur posaçërisht për procesin. Ndërkohë, pas më shumë se një muaji verifikime të rastit nëpërmjet pamjeve dhe shkresave dokumentare, Prokuroria e Tiranës thotë se nuk u gjetën element të veprës penale të “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI