Flash

Zbuluesi i Modric e president i Tolouse: kush është Damien Comolli, që e kërkon Juve

Lapsi.al 27 May 2025
Zbuluesi i Modric e president i Tolouse: kush është Damien Comolli,

Te Juventus ka lëvizje të mëdha si në frontin e trajnerit – pritet vetëm largimi i Antonio Conte nga Napoli (por në Kupën e Botës për Klube në pankinë do të jetë ende Igor Tudor) – ashtu edhe në drejtim, ku mund të mbërrijë, në një afat më të shkurtër se sa ai për trajnerin e ri, një drejtues i ri: Damien Comolli.

Siç u parashikua në episodin e fundit të “Pressing”, presidenti aktual i Toulouse pëlqehet shumë nga pronësia bardhezi, e cila mendon ta përfshijë si administrator të ri të deleguar, edhe për të kaluar më lehtë largimin e Francesco Calvo.

Kush është Comolli?

I lindur në vitin 1971 në juglindje të Francës, jo larg Montpellier, Comolli e nisi aventurën në futboll si trajner i të rinjve të Monaco, por ndryshoi shpejt drejtim duke përqafuar karrierën menaxheriale. Suksesi nuk vonoi të vinte, pasi si skaut i Arsenal nga viti 1996 deri në 2004, kontribuoi në fitimin e 3 titujve në Premier League, edhe falë mbërritjes së lojtarëve si Kolo Touré, Eboué dhe Clichy.

Më pas, një periudhë e shkurtër si drejtor sportiv te Saint-Étienne përpara se të kthehej në Angli, në të njëjtin rol, te Tottenham, ku në vitin 2008 solli në Londër Luka Modric. Edhe transferimet e Henderson dhe Luis Suarez te Liverpool, ku qëndroi deri në 2012, mbajnë firmën e tij. Pastaj një përvojë e shkurtër me Galatasaray përpara se të mbërrinte te Toulouse, në fakt në pronësi të RedBird (jo rastësisht dikur ishte përfolur për të edhe te Milan), ku është president.

Comolli e kritikat ndaj Andrea Agnelli

Tani ai është objektivi i ri për drejtimin e Juventus, që në mënyrë interesante ai vetë e kishte kritikuar në vitet e menaxhimit të Andrea Agnelli (kur ishte Fabio Paratici në krye), duke u ndalur te numri i lartë i huazimeve që kishte klubi: “Nuk bëhet fjalë për tregti, por për spekulim të thjeshtë dhe të qartë financiar. Juventus ka rreth 120 lojtarë nën kontratë, por në skuadrën e parë mban maksimumi 25. Pse preferon të menaxhojë kaq shumë? Janë të ardhura shtesë falë shitjes së lojtarëve që nuk ka ndër mend t’i përdorë në ekipin e parë. Në praktikë i blen për një milion dhe i shet për pesë. Edhe klube të tjera e bëjnë, por nuk ka ndershmëri ndaj njerëzve”, ishin fjalët e tij për Le Monde.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI