Flash

Vrànë noteren greke teksa tentonin ta grabisnin, arrestohen 3 shqiptarët

Lapsi.al 27 May 2025
Vrànë noteren greke teksa tentonin ta grabisnin, arrestohen 3

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga për vrasjen e një noteres 69-vjeçare në Zakynthos në Greqi, në shkurt të këtij viti, teksa tentuan ta grabisnin në banesën e saj.

Të arrestuar janë baba e bir dhe xhaxhai, të cilët i bënë prit noteres teksa ajo kthehej në shtëpi dhe u futën me dhunë në banesë.

Çelësi për zbardhjen e ngjarjes, sipas burimeve hetimore, ishte arrestimi i njërit prej autorëve që jetonte në Nemea. Gjatë marrjes në pyetje dhe pasi iu paraqitën provat, ai rrëfeu në detaje çfarë kishte ndodhur natën fatale.

Sipas dëshmisë së tij, ai kishte udhëtuar drejt Zakynthosit një ditë para vrasjes, pasi ishte në kontakt me një tjetër bashkëpunëtor që jetonte në ishull dhe që e dinte se viktima kishte para në shtëpi. Të dy vëllezërit u strehuan në një ambient me qira të marrë nga djali – i cili kishte rolin e shoferit – dhe të nesërmen, të maskuar me kapuçë, doreza dhe maska, i zunë pritë viktimës pranë banesës së saj. Sipas dëshmisë, kur noterja u përpoq të rezistonte u godit me thikë në kofshë dhe humbi jetën për shkak të hemorragjisë së madhe

Pas ngjarjes, dy nga autorët u larguan në këmbë për rreth një orë dhe më pas thirrën djalin e të parit për t’i marrë me makinë. Gjatë rrugës hodhën thikat dhe dogjën rrobat për të humbur gjurmët.

Për rreth dy muaj pas vrasjes, ata thuhet se nuk kontaktuan fare mes tyre, përveç disa telefonatave të rralla, në përpjekje për të shmangur lidhjen e tyre me ngjarjen.

Sipas informacioneve policore, të dy burrat, babai dhe vëllai i tij nga Nemea, punonin në ndërtim dhe vendosën të kryenin grabitjen, me në shënjestër noteren që banonte vetëm. Djali i autorit të dyshuar kryesor kishte rolin e shoferit.

Ai që goditi viktimën me thikë në pjesën e brendshme të kofshës së majtë, duke i shkaktuar një hemorragji të pakontrollueshme, besohet të jetë babai. Megjithatë, ai nuk e ka pranuar autorësinë e aktit, ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij, përfshirë edhe të birin.

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar nga mjet i mprehtë dhe shpues, e cila shkaktoi gjakderdhje masive dhe vdekje të shpejtë.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Kryemadhi do të përballet me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për...

10:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI