Flash

Trajneri i Milan, Tare ka në mendje një emër tjetër befasues përveç Vincenzo Italiano

Lapsi.al 27 May 2025
Trajneri i Milan, Tare ka në mendje një emër tjetër befasues

Me emërimin përfundimtar të drejtorit të ri sportiv Igli Tare, tani te Milani ka ardhur momenti për të nisur kërkimin për pasuesin në pankinë të Sergio Conceição. Gjatë javëve të fundit shumë emra janë lidhur me kuqezinjtë, disa më të besueshëm, disa më pak. Takimi i mbrëmjes së djeshme mes drejtorit shqiptar dhe drejtuesve të klubit duhet të ketë sqaruar idetë për rrugën që do të ndiqet, edhe pse nga Via Aldo Rossi nuk ka rrjedhje informacioni.

Shumëkush është i bindur se në mendjen e Tares ka një emër mbi të gjithë: Vincenzo Italiano. Por gjatë orëve të fundit duket se trajneri aktual i Bolognës mund të rinovojë me klubin emilian. Nëse dështon sulmi për ish-trajnerin e Fiorentinës, do të duhet menjëherë të gjendet një alternativë për të rindërtuar skuadrën pas një sezoni të dështuar. Allegri, Conte, Thiago Motta, Gasperini, Fabregas, Sarri e të tjerë – lista është e gjatë. Dhe në këtë listë mund të shtohet befas edhe një emër që te Milanello e njohin shumë mirë. Pikërisht këtë ide ka hedhur Marco Parolo, që e njeh mirë Taren dhe di cilat janë idetë e tij për futbollin.

Parolo përmend një emër “të çmendur” për pankinën e Milan

Gjatë emisionit të zakonshëm Step On Football në Dazn, ish-mesfushori i Lazios u ndal tek çështja e trajnerit të ardhshëm të Milan: “Igli është i çmendur pas Vincenzo Italiano, do të donte ta sillte te Milani,” – u shpreh ai me siguri.

Më pas shtoi një emër të papritur: “Nëse nuk do të mund ta merrte Italianon? E di shumë mirë sa e vlerëson Igli Piolin, nëse do të mundej, do ta kthente menjëherë pas. Një problem që kishte Pioli te Milani ishte mungesa e një pike referimi, mungesa e dikujt për t’u konsultuar në momentet e vështira. Igli do të ishte ai person”. Megjithatë, në fund Parolo zbut menjëherë këtë hipotezë befasuese: “Sipas meje, Pioli nuk kthehet kurrë më te Milani”.

Lexo më tej: Ibrahimovic e Tare, çfarë marrëdhënie do të ketë mes tyre: prapaskenat e një raporti

Pas një ndarjeje jo të qetë, a mund të ndodhë kthimi i trajnerit të fundit që fitoi titullin me Milanin? Vështirë të besohet, por duke parë që flitet edhe për një rikthim të mundshëm të Sarrit te Lazio, tashmë nuk mund të përjashtohet asgjë…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI