Flash

Sot tentativa e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Lapsi.al 27 May 2025
Sot tentativa e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Pas 21 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të martë do të mblidhet në përpjekjet e radhës për konstitumimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca është planifikuar të nisë nga ora 11:00.

Seancën e kaluar më 25 maj dështoi formimi i një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Çështja e votimit të fshehtë që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë.

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, e cila nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera. Këto parti i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të ndërrojë kandidaten dhe në vend të Haxhiut të kandidohet “një figurë konsensuale”.

Në deklarimet pas seancës së kaluar, përfaqësues të partive politike bënë me dije se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë. Deputetja nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, fajësoi deputetët e partive tjera për bllokadën në Kuvend.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se Kosova është duke u mbajtur peng e kryeneçësisë së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke shtuar se partia e saj është pro hapjes së rrugës me ofrimin e alternativave të tyre.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet me 98.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 85.9 lekë dhe d...

08:08

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI