Flash

PAMJET/ Shpërthim masiv në një fabrikë kimike në Kinë

Lapsi.al 27 May 2025
PAMJET/ Shpërthim masiv në një fabrikë kimike në

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë kimike në Kinën lindore, të martën, sipas autoriteteve lokale. Shpërthimi shkaktoi një re të madhe tymi gri dhe portokalli që u ngjit në qiell, theu xhamat e ndërtesave përreth dhe nxiti një operacion shpëtimi në shkallë të gjerë.

Ngjarja ndodhi në repartin e prodhimit të kompanisë Shandong Youdao Chemical, në qytetin Gaomi, provinca Shandong, pak minuta para mesditës me orën lokale, raportoi televizioni shtetëror CCTV. Deri tani, nuk është dhënë asnjë shpjegim për shkakun e shpërthimit.

Sipas një deklarate zyrtare të autoriteteve vendore, 19 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Pamje që qarkullojnë në rrjetet sociale kineze tregojnë ndërtesa të mbuluara nga tymi në një park industrial, ndërsa disa godina të ulëta pranë vendit të ngjarjes janë dëmtuar nga shpërthimi.

Shërbimet zjarrfikëse dhe të shpëtimit dërguan 55 automjete dhe 232 punonjës në vendngjarje, ndërsa Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ka dërguar një grup pune dhe përforcime për shpëtim. Një punonjëse e një hoteli rreth 3.5 kilometra larg vendit të shpërthimit, tha për CNN se e dëgjoi shpërthimin rreth mesditës:

“Zhurma ishte shumë e fortë, si një ‘boom’. Zgjati vetëm një çast,” – tha ajo, duke shtuar se hoteli nuk pësoi dëme. Një punëtore tjetër në një fabrikë rreth 6 kilometra nga vendi i ngjarjes tha se ndjeu një “të shtënë” dhe një “rrymë të fortë ajri”:

“Më trembi shumë. Dritaret dhe dyert u dëmtuan. Rryma e ajrit hyri me vrull nga dritarja dhe nëse do isha pak më afër, mund të isha përplasur në mur,” – rrëfeu punëtorja, e identifikuar si znj. Meng. Shandong Youdao Chemical është në pronësi të Himile Group, që zotëron gjithashtu kompaninë publike Himile Mechanical, aksionet e së cilës ranë me gati 4% të martën pasdite, sipas Reuters.

Sipas faqes zyrtare të kompanisë, ajo është themeluar në gusht të vitit 2019 dhe shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 46 hektarësh në parkun kimik Gaomi Renhe, duke punësuar mbi 300 persona. Aktiviteti i saj përfshin prodhimin dhe tregtimin e pesticideve, barnave dhe ndërmjetësve kimikë.

Ky incident ngre shqetësime për sigurinë industriale në Kinë, duke kujtuar tragjedinë e vitit 2015, kur një seri shpërthimesh në një magazinë kimike në qytetin Tianjin la mbi 100 viktima dhe përhapi gazra toksikë në ajër. /Euronews

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43