Flash

Operacion antidrogë në Belgjikë/ Goditet organizata kriminale shqiptare

Lapsi.al 27 May 2025
Operacion antidrogë në Belgjikë/ Goditet organizata kriminale

Autoritetet belge kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare. Raportohet se gjashtë shtetas u vendosën në pranga. Lajmi u bë i ditur të hënën nga Prokuroria Publike e Leuven-it, e cila konfirmoi se të ndaluarit ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Hetimet kishin nisur që në nëntor të vitit 2023 nga Policia Federale Gjyqësore (PJF) në Leuven, pas dyshimeve se grupi kishte ngritur plantacione të sofistikuara kanabisi në Belgjikë dhe Francë, si dhe ishte i përfshirë në transport ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Grupi kriminal operonte kryesisht nga rajonet Diest, Geel dhe Liège, ndërkohë që kishte lidhje me bashkëpunëtorë në disa vende të tjera evropiane, duke përdorur një rrjet të mirëorganizuar logjistik. Operacioni kulmoi më 20 maj me 11 kontrolle në qytetet Diest, Geel, Herstal, Lummen, Liège, Oupeye dhe Tremelo.

Tetë persona u arrestuan, nga të cilët gjashtë – të moshës nga 32 deri në 46 vjeç – u vendosën në paraburgim me urdhër arresti, ndërsa dy të tjerë u lanë të lirë por mbeten në hetim. Në të njëjtën ditë, autoritetet shqiptare dhe franceze zhvilluan kontrolle të ngjashme në territoret e tyre, në koordinim me hetimet belge. Gjatë aksionit, rreth 90 efektivë policie morën pjesë, përfshirë njësitë e posaçme dhe shërbimet doganore, si dhe policinë lokale nga disa qytete.

Sipas Prokurorisë së Leuven-it, gjatë kontrolleve u sekuestruan 36.5 kilogramë kanabis, si dhe substanca të tjera narkotike si ketaminë, kokainë, ekstazi, gaz i qeshur dhe amfetaminë. Gjithashtu, u gjetën para cash, armë zjarri dhe prova të tjera materiale që do t’i nënshtrohen hetimeve të mëtejshme.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Kryemadhi do të përballet me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për...

10:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI