Flash

Mourinho i kërkon publikisht ndjesë lojtarit pas 21 vitesh: shpjegon pse e la jashtë

Lapsi.al 27 May 2025
Mourinho i kërkon publikisht ndjesë lojtarit pas 21 vitesh: shpjegon
José Mourinho priti 21 vite për t’i kërkuar ndjesë një prej lojtarëve të tij, të cilin e kishte lënë në stol në një ndeshje të paharrueshme, finalen e Champions League të vitit 2004. Trajneri portugez mori fluturimin drejt galaktikës së të mëdhenjve pikërisht me atë sukses historik, të arritur në krye të Porto, që në Gelsenkirchen shkatërroi Monaco me rezultatin 3-0. Në atë Porto, që fitoi dopietën kampionat–Champions, një rol të rëndësishëm pati Benni McCarthy: sulmuesi nga Afrika e Jugut atë sezon shënoi 25 gola, përfshirë dy kundër Manchester United pikërisht gjatë rrugës drejt finales së kupës me veshë të mëdhenj. Por në momentin kur duhej vendosur formacioni për ndeshjen e jetës (e tillë ishte për 41-vjeçarin Mourinho, në atë moment, ndeshja me Monaco), trajneri nga Setubali iu besua ndjesive të tij, duke preferuar të aktivizojë titullar Carlos Alberto në sulm bashkë me Derlei, ndërsa McCarthy mbeti në stol.

Mourinho i kërkon ndjesë McCarthy pas 21 vitesh

Një vendim që u shpërblye në mënyrë të madhe, pasi braziliani shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen, por sot “Special One” ka menduar se ka ardhur momenti t’i kërkojë ndjesë personit të prekur, duke i shpjeguar edhe arsyen e atij përjashtimi të papritur.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Mourinho e shfrytëzoi rastin për ta bërë këtë duke shkruar një postim në Instagram për të festuar përvjetorin e atij triumfi, të ardhur më 26 maj të 21 viteve më parë: “Më vjen keq që të lash në stol” – shkroi trajneri aktual i Fenerbahce, duke e përmendur me ‘tag’ profilin e afrikanit, i cili sot është edhe vetë trajner dhe drejton kombëtaren e Kenias – “por kisha ndjesinë se ai i çmenduri Carlos Alberto do të shënonte. Më mungojnë vaktet në autobus me ekipin. Shpresoj që të takohemi të gjithë më 26 maj 2029 dhe të festojmë 25 vjet histori të pabesueshme. Kujdesuni për veten, plakushë”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI