Flash

Dy persona hedhin granatë dore në një qendër argëtimi në Stamboll

Lapsi.al 27 May 2025
Dy persona hedhin granatë dore në një qendër argëtimi

Një qendër argëtimi në Kagıthane të Stambollit është sulmuar me granatë dore nga persona të paidentifikuar. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtatë persona. Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën Park në Kagıthane. Sipas mediave turke, një granatë dore u hodh nga 2 persona me motoçikletë në katin e dytë të një ndërtese 5-katëshe në rrugë, e cila përdorej si lokal argëtimi.

Si pasojë e sulmit me bombë, 7 persona u plagosën, 3 prej të cilëve rëndë. Ekipet mjekësore, sigurisë, ekspertë të bombave, operacioneve speciale, kundërterrorizmit dhe zjarrfikës, u dërguan në vendngjarje pas raportimit. Përveç kësaj, ekipet ekzaminuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të kapur sulmuesit.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Kryemadhi do të përballet me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për...

10:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI