Flash

De Laurentiis i jep lamtumirën teknikut Conte: “I uroj suksese, meriton respekt”

Lapsi.al 27 May 2025
De Laurentiis i jep lamtumirën teknikut Conte: “I uroj suksese,
Aurelio De Laurentiis i ka rezervuar teknikut Antonio Conte fjalë me shijen e hidhur të një lamtumire, por pa asnjë mëri. Ai i ka shqiptuar këto fjalë gjatë fjalimit të mbajtur në përfundim të darkës për titullin kampion dhe një dite festimesh që kulmoi me paradën e autobusëve të hapur, në të cilët skuadra e Napolit, stafi teknik dhe drejtuesit kaluan përgjatë Lungomares napolitane. “Shpresoj që në jetën e tij profesionale të vazhdojë gjithmonë të korrë suksese – ishte përfundimi i presidentit – sepse është një njeri që jeton me përkushtim përditshmërinë. Antonio është një njeri që meriton respekt.”

Objektivi i tejkaluar

Ndryshe nga përvoja të mëparshme, si ajo me teknikun Luciano Spalletti (i cili dy vite më parë fitoi titullin e tretë kampion, të parin pas 33 vitesh nga Maradona), në fundin e këtij kapitulli nuk ka helm dhe as një shije të hidhur. De Laurentiis i ka njohur publikisht trajnerit puljez meritat për fitimin e titullit kampion, një arritje e arritur përkundër shumë pengesave si shitja në janar e Kvaratskhelia (dhe njëkohësisht blerje që nuk ishin në lartësinë e kërkuar, si Okafor) dhe një sërë dëmtimesh që e rritën shkallën e vështirësisë. Qëllimi ishte kthimi në Champions, ai solli një titull kampion (“i dyti në tre vite”, thekson presidenti i klubit). Çfarë mund t’i thuash? Asgjë, përveçse ta përqafosh vëllazërisht dhe ta falënderosh sinqerisht. Dhe pikërisht kështu veproi drejtuesi më i lartë.

Merita për teknikun

“E mori një skuadër që ishte në buzë të greminës dhe e përforcuam së bashku – ishte rrëfimi i patronit. – Dhe edhe pse në një moment të caktuar u privua nga një yll si Kvaratskhelia, arriti të përballojë shumë pengesa, shumë dëmtime dhe të bëjë virtyt nga nevoja. Antonio përdori jo një, por katër a pesë module të ndryshme, duke treguar për të gjithë çfarë do të thotë të jesh një njeri i madh i futbollit.” Dhe Conte? Dëgjon, buzëqesh, falënderon. Rikonfirmon se edhe De Laurentiis “është një fitues”, por presidenti ka zemrën dhe shpirtin e qetësuar nga kënaqësia e një arritjeje që i jep lavdi dhe është krenari sportive, përveçse i sjell në arkat e klubit të ardhura të çmuara nga Champions, shpërblimet dhe një ndikim financiar në marketing.

Lexo më tej: “Në martesë askush s'do ta dijë se tradhëtohet”:De Laurentiis ngacmon Conte për Juven

Mbaron kështu përvoja e trajnerit salentin te të kaltërit? Diçka kishte lënë të kuptohej vetë De Laurentiis në ditët e fundit: është Juventusi që e pret dhe është gati ta mirëpresë sërish. Përveçse në rast të ndonjë mendimi të dytë, dukja dhe zërat nga korridoret kështu thonë, edhe përkundër përpjekjeve të disa lojtarëve, familjarëve dhe vetë Oriali për të fituar pak më shumë kohë për të reflektuar mirë dhe pastaj për të marrë vendimin përfundimtar. Aktualisht, Conte është i destinuar të lërë pankinën, aq sa në vend të tij është gati tashmë zëvendësuesi që pret në prag: kandidati më i besueshëm është Massimiliano Allegri, i njëjti që e zëvendësoi tek Juventus kur Conte braktisi gjithçka në grumbullim, me të cilin drejtuesi më i lartë është në kontakt prej kohësh dhe disa herë ka tentuar ta sjellë nën hijen e Vezuvit. A janë pjekur më në fund kohët? Do të shihet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI