Flash

Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

Lapsi.al 26 May 2025
Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i

Policia e Fierit ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave brenda një banese në fshatin Vadhizë.

Në pranga kanë rënë pronari i shtëpisë dhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre. Gjatë operacionit sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.

Njoftimi i policisë:

Policia zbulon brenda një banese një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Led”. Gjatë operacionit sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.

Arrestohen pronari i banesës që e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike dhe punonjësi i OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet policore dhe veprimeve gjurmuese të shpejta, finalizuan operacionin policor të koduar “Led”. Në kuadër të këtij operacioni u identifikua një banesë, në fshatin Vadhizë, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llambave.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u arrestua autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi I. G., 63 vjeç, banues në Vadhizë, i cili kultivonte bimët në ambientet e banesës së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi R. M., 61 vjeç, banues në Patos, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të hënë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.8 lekë dhe do s...

07:58

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI