Flash

Veliera rrezikonte të përmbytej nga dallgët e larta, policia shpëton personat në bord

Lapsi.al 26 May 2025
Veliera rrezikonte të përmbytej nga dallgët e larta, policia

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë disa udhëtarëve që lundronin me një velierë, jeta e të cilëve rrezikohej nga moti i keq dhe dallgët e larta.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se incidenti u regjistrua një ditë më parë rreth orës 19:20, rreth 3 milje në perëndim të Ishullit të Sazanit. Fatmirësisht të gjithë udhëtarët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

"Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:20, DVKM Vlorë ka marrë njoftim se një tjetër veliere, që ndodhej rreth 3 milje në perëndim të Ishullit të Sazanit, kishte vështirësi në lundrim, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe errësirës, dhe personat në bordin e saj po rrezikoheshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua ndërhyrja nga mjeti lundrues i Stacionit të Mjeteve Lundruese Triport, i cili u nis drejt koordinatave të raportuara.

Rreth orës 20:20, veliera u lokalizua dhe u shoqërua në mënyrë të sigurt në brendësi të Gjirit të Vlorës, ku ndaloi në zonën e “Bove”, pranë Plazhit të Vjetër. Nga komunikimi me ekuipazhin, rezultoi se shtetasit ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. Policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve", informoi policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të hënë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.8 lekë dhe do s...

07:58

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI