Flash

Trump pas sulmeve ruse: Putin është i çmendur, po vret shumë njerëz

Lapsi.al 26 May 2025
Trump pas sulmeve ruse: Putin është i çmendur, po vret

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur hapur pakënaqësitë ndaj homologut rus Vladimir Putin pas sulmit masiv ajror që kreu në Ukrainë. Në kushtet kur aleatët evropianë të Ukrainës po përgatisin sanksione të reja ndaj Rusisë, SHBA ka paralajmëruar se do të vazhdojë përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen, por në mungesë të përparimit, do të tërhiqet nga negociatat.

"Çfarë dreqin po ndodh me të? Po vret shumë njerëz", tha Trump në një deklaratë për shtyp nga New Jersey, duke e quajtur më pas Putinin “krejtësisht të çmendur”.

Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë natës së dielës, pasi Rusia lëshoi 367 dronë dhe raketa. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kritikoi mungesën e reagimit nga SHBA, duke thënë se heshtja amerikane “po e inkurajon Putinin” dhe kërkoi presion më të fortë dhe sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump shtoi: "Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Është çmendur plotësisht! Po vret shumë njerëz pa nevojë, dhe nuk po flas vetëm për ushtarë. Raketa dhe dronë po qëllohen në qytete në Ukrainë, pa asnjë arsye. Gjithmonë kam thënë se ai e do TË GJITHË Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj, dhe ndoshta kjo po rezulton të jetë e drejtë, por nëse e bën, kjo do të çojë në rënien e Rusisë”.

Megjithatë, Trump nuk kurseu as Zelenskyn, duke thënë se “nuk po i bën ndonjë nder vendit të tij me deklaratat që bën” dhe se kjo duhet të ndalojë.

“Po kështu, Presidenti Zelensky nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen, dhe më mirë të ndalet. Kjo është një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President. Kjo është lufta e Zelensky-t, Putinit dhe Bidenit, jo e "Trump", unë vetëm po ndihmoj në shuarjen e zjarreve të mëdha dhe të shëmtuara, që janë ndezur përmes paaftësisë dhe urrejtjes së madhe”, shtoi ai.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të hënë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.8 lekë dhe do s...

07:58

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI